Shpërthim me tritol biznesit në Elbasan

532
Një shpërthim me lëndë eksplozive është shënuar në një dyqan në fshatin Balëz të Elbasanit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar për shkak se biznesi ishte i mbyllur dhe brenda tij nuk kishte asnjë njeri. Lënda plasëse ishte vendosurnë ambientet e jashtme të dyqanit me artikuj ushqimor, në pronësi të F.K., 50 vjeç.
Efektivët e policisë po punojnë për të zbuluar autorin e kësaj ngjarje ndërsa janë duke hetuar edhe për ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur i zoti i dyqanit.
Sigal