Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: Ç’është kështu!?

Ç’është kështu, ky qiell i Jonit!

Një qilim mbi detin blu.

NOA

Një buqetë me re të bardha,

Puth e puth këta sytë e tu.

Ç’është kështu, ky qiell i Jonit!

Myshkun ka përherë ushqim.

Flokë të artë, rrezet e hënës,

Puth tërë yjet gjer n’agim.

Nga Palasa në Ksamil,

Në sekondë ne vemë e vimë.

Më ndjek pas ky qiell i Jonit.

Fle k’tu brenda shpirtit tim.

Ç’është kështu, ky qiell i Jonit!

Pse më ngjan me një valltar?

Pogonishten heq rreth diellit.

Jo mor jo, nuk është i marrë.

Ç’është kështu, ky qiell i Jonit!

Një kapele ding me shi.

Majë më majë nduk qiparisat.

Me ullinjtë bën dashuri.

Nga Ksamili në Palasë

Më mbulon me gjelbërim.

Dhe më zhyt në shtratin blu,

Dehur me polifoninë.

 

Joniane

E ngopem, e zhytem,

Buzë më buzë me peshqit puthem

Sa dua këtu të ngulem!

E thekem, e kripem

Zënë gjinkallat dhe shastisem,

Sa dua të mos dalldisem!

E të mbetem burrë i kripur.

Të kërkojnë të më lëpijnë,

S’jam nga deti i dremitur,

Dielli këtu e ka shtëpinë