Alarm Ekonomik: Shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian, ndërsa kanë të ardhurat më të ulëta në Europë!

Faktet flasin vetë:

Të ardhurat për frymë: 43% e mesatares së BE-së.

Konsumi individual: 48% e mesatares së BE-së.

Çmimet e ushqimeve: 102.9% e mesatares së BE-së.

Rritja e çmimeve të ushqimeve:

2022: ishte sa 85% e BE-së.

2024: ishte sa 99.6% e BE-së.

2025: ishte sa 102.9% (mbi mesataren e BE-së)

2026: do të jetë shumë më shumë.

Krahasimi në Ballkan:

Shqipëria: 102.9%

Serbia: 96.6%

Mali i Zi: 84.6%

Bosnja dhe Hercegovina: 84.6%

Maqedonia e Veriut: 74.3%

Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku

çmimet e ushqimeve kanë kaluar mesataren e Bashkimit Europian.

Me paga sa 43% e mesatares europiane, shqiptarët paguajnë ushqimet më shtrenjtë se qytetarët e vendeve të BE-së.

Ky nuk është sukses ekonomik, por dëshmi e dështimit të politikave ekonomike, shkatërrimit të bujqësisë, mungesës së konkurrencës, korrupsionit dhe parave të grupeve kriminale e trafikut ndërkombëtar të drogës!

Qeveria po na çon drejt Europës vetëm me çmime, jo me paga, pensione dhe mirëqenie.

Kjo është një kambanë alarmi për çdo familje shqiptare.