Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Ditë provimesh

DITË PROVIMESH

Këtyre vajzave s’u bëhet sot, të qeshin

NOA

Aty, përballë tavolinës sime

Dhe shoqja – shoqen, rrallë e përshëndesin

E kanë mendjen në provime

Të mërzitura, si me njera – tjetrën të jenë zënë

Për të bërë shaka s’u hapet goja

Se edhe Napoloni dikur pati thënë:

“Edhe njëqind beteja, me një provim do t’i ndrroja”.

 

S`NA ERDHI LIGSHT

Atë çast, që erdhe qetësisht

Si dy valë deti u përqafuam gjatë

Për kohën që humbëm, s’na erdhi ligsht

Se kohët kapen prap

Erërat, nga xhelozia, mllef hidhnin

Por erërat rrebele s’na hodhën dot në shesh

Se ne e dinim, e dashur, e dinim

Që ca mëkate do t’digjeshin brenda nesh.