MBURRJA E POETIT……!
Poezi
Kur më thua, se po mburresh…..!?
– Po….! Ndryshe nuk je poet.
Kur po thua, ti po tkurresh…….!?
Ndodh kur poetin s’e dëgjon kush,
dhe s’ka kujt i flet.
Harroje! Unë zhytem në tjetër det,
ku vargu merr forcë e ndjehem mbret.
Kur më thua lart po ngjitesh……!
Më pëlqen! Pse ta fsheh e lakmoj……
Më thua: Të shoh shpesh, mërzitesh,
Me vete grindesh e bërtet…….,
Poezia kërcet sa nuk pëlcet……!
O perëndi….! Në botën e trazuar,
Këngën ku ta kërkoj,
që ta këndoj…?
Mësoje……!
E bukura dridhet nën tymin e zi.
Shpirti përpiqett’i flasë dritës.
Vallë mbetet vend për dashuri,
Kur jeta vritet në mes të ditës……?
Qëndro…..!
Kur mburret poeti, dëgjoje me kujdes,
Nga fjalët që thotë, mos bëj çudi…..!
Mos u shqetëso, është më i bukuri ves.
Kur të tjerët i çmon, pa fare zili.



















