Do e le pleqërinë
të më qendisë!
Sa herë penelin të më hedhë
do e duroj.
Modele në stolin e pleqërisë
do të qëndroj.
Çdo thinjë dhe rrudhë
edhe pse nuk i dua,
do t’i duroj.
Dhe kur mbi ndonjë vrage,
të më qendisë fort ;
do t’i them kujdes,
se kjo më dhemb akoma edhe sot.
VALLËZIMI I GJETHEVE
Arratisur ditët si gjethet e vjeshtës!
Jetuar në një pyll me gjethe të rëna ,
fshehur në lëkurën e tinzares jetë.
Në heshtje ngrohtësinë e saj kërkuar .
Edhe pse pranvera e jetës harruar është,
vallzimin e gjetheve ,
ndjekur nga acari i kohës provuar !
Shpesh herë në vorbullën e gjetheve ndodhur;
atëhere kur ato nuk flinin kurrë.
Në çdo kapërcyell viti , shoqëri me bënin mua.
I shihja tek luanin me mua !
Të më merrnin me vehte donin.
Ehhhh sa vite i prita tek çelnin në pranverë
dhe vjeshtës i përcolla…
Fshehur mes tyre shpirti im rri,
dhe në vallëzimin e zverdhët të gjetheve gjen qetësi.




















