Zoti kryeministër ! Çështë ky zell për t’ua shitur tokat të huajve ose për 99 vjet me teorinë se do investojnë, madje u jepen jashtë çdo procedure ligjore lejet e ndërtimit pa u zgjidhur konflikti për pronarin real dhe shqiptarët ndërtues, cfiliten për të marrë një leje ndërtimi edhe pse paguajnë qimet e kokës.Kudo në shtetet demokratike leja e ndërtimit jepet sa më shpejt, vetëm në Shqipëri është “titull privilegji
Quaje, si të pëlqen, kritikë, a këshillë. Mos filozofo, se duke mos qenë fusha juaj gaboni në çdo takim, me të tut, gjasme për tu dhënë kurajo, por shfaqesh shumë i tronditur dhe shikoi me vëmendje, takimet duken si cermoni dhimbjeje, sepse ata që do tu japësh zemër, tronditen mé shumë, si kur i mblodhe dhe mua më ftuat në vendin e gabuar për të festuar 35 vjetorin e partisë që dikur e quajte “bordello” dhe dje kur si filozof përdore termin “proletariati i algoritmeve sociale”.
Mos filozofo, se filozofia nuk është fusha juaj,prandaj mos gabo duke i hedhur benzinë “zjarrit” që është ndezur para kryeministrisë, duke i provokuar me shprehjen që i shkon për shtat autokratit, se ” investimi në Zvërnec nuk ndërpritet,sikur të protestojnë edhe 500 mijë vetë, nga ata që po bëjnë “revolucioninin e flamingove” !
Mos e ngatërro shprehjen “shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”, me Shqipërinë, e cila është vetëm e shqiptarisë, por europa e ndau me vendimet e padrejta më 1913, që shqiptaria e Iliriadës të mos e bënte ligjin në Ballkan dhe ju me vendimet e gabuara të quajtura”reforma” e keni degdisur rininë në Europë e në gjithë botën, por, ajo nuk e ka vrarë shpirtin e shqiptarisë dhe po grumbullohet para selisë tuaj, në pritje që të bëhesh pjesë e zgjidhjes, jo e një konflikti të pa merituar,për shqiptarët dhe për Partinë Socialiste
Edi ! Mos gabo duke u “caktuar” objektiva “proletarëve të IA”, pasi ata, nuk nxiten nga armiqtë e shqiptarisë,por, po shtohen nga artikulimet e gabuara që provokojnë rrebelim dhe do të tregosh qëndresë si Odisea, kur fytyra pantonamike të tradhëton, dhe nuk tregon, se cili/cila, apo cilët/cilat “të mbanë/mbajnë lidhur” sepse Shqipëria nuk është e të gjithëve për të investuar dhe kur flet në emër Partisë Socialiste, mos ironizo me “proletarët e algoritmave” kur shprehen, se “Shqipëria e shqiptarëve, Vdekje e tradhëtarëve”, me pretendimin, se Shqipëria, nuk është e shqiptarëve, por e mikut dhe e Zotit.
Mos e ngatërro shprehjen “shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”, me Shqipërinë, e cila është vetëm e shqiptarisë, por europa e ndau me vendimet e padrejta më 1913, që shqiptaria e Iliriadës të mos e bënte ligjin në Ballkan dhe ju me vendimet e gabuara të quajtura”reforma” e keni degdisur rininë në Europë e në gjithë botën, por, ajo nuk e ka vrarë shpirtin e shqiptarisë dhe po grumbullohet para selisë tuaj, në pritje që të bëhesh pjesë e zgjidhjes, jo e një konflikti të pa merituar,për shqiptarët dhe për Partinë Socialiste, nga bindja se pa ju ajo shuhet,dhe po e paraqitni si ushtrinë e memecëve, me kokë poshtë e sytë që shikojnë këpucët e tyre.
Z.Kryeministër. Keni gabuar dhe vazhdoni me kryeneçsi për atë që e quani “investimin strategjik i Zvërnecit”, kur pretendoni se është një veprim i drejtë i pronarëve që të lidhin kontrata me të huajtë, kur aty ende, nuk është zgjidhur pronësia mbi tokën dhe ju “vraponi” në drejtimin e gabuar, kur gjykatat nuk kanë dhënë vendime të formës së prerë për pronarin real, kur Ahmet Zogu, edhe kur ishte president më 1925 e mbret më 1928 e shpalli me Statutet Themeltare, se “Të gjithë pa ndryshim shtetësie janë të barasuem përpara ligjës dhe gëzojnë baras të drejtat civile ,por mbi tokat ryrale në Shqipni me çdo titull kanë të drejtë pronësie vetëm shtetasit dhe personat moralë Shqiptare. Të huajët kanë vetëm të drejtën e shitjes të tokave ryrale dhe të drejtën e pronësisë vetëm mbi tokat ryrale të nevojshme për ngrefjen e fabrikave dhe rregullimin e komunikaciont, madje u kërkohej ti shisnin tokat e tyre që ndodheshin në kufi me shtete të tjera. Neni 124 i Statutit Themeltar të Republikës më 1925 i përsëritur edhe në Statutin Themeltar të Mbretërisë.
Zoti kryeministër ! Çështë ky zell për tua shitur tokat të huajve ose për 99 vjet me teorinë se do investojnë, madje u jepen jashtë çdo procedure ligjore lejet e ndërtimit pa u zgjidhur konflikti për pronarin real dhe shqiptarët ndërtues, cfiliten për të marrë një leje ndërtimi edhe pse paguajnë qimet e kokës.Kudo në shtetet demokratike leja e ndërtimit jepet sa më shpejt, vetëm në Shqipëri është “titull privilegji. Me standardet e BE toka nuk u shitet të huajve, dhe vetëm pas shtatë vjetëve kur bëhesh anëtar i BE, ajo mund tu shitet vetëm shtetasve të BE.
Nuk mbrohen interesat e shqiptarëve dhe të shqiptarisë me këto politika seleksionuese. Atdhetarët politikanë po rrallohen. Atdhetarët e vëretë ishin ata që për shqiptarinë harxhonin buxhetin e familjes dhe i mbronin interesat e saj me heroizëm.
Po ju kujtoj se një prej tyre ishte Mehdi Frashëri, i cili kur përfaqësonte Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve i bëri kërkesë kryetarit të komisionit të shpërnguljeve të myslymanëve çam nga Greqia në Turqi, italianit Garoni, që të ndalej shpërngulja e çamëve me forcë nga tokat e tyre dhe madje edhe Venizellos e ftoi Mehdi Frashërin në shtëpi për drekë ku ishin edhe studentë grek që studjonin në Gjenevë e u tha se “Greqia e humbi Azinë e Vogël me luftë ,kurse Epirin e Veriut ,Korçën e Gjirokastrën i humbi me politikë”
Më 1926 ministër i Greqisë/ambasador në Shqipëri ishte gjeneral Konduli, shqiptari nga fshati Mandra dhe President i Greqisë arvanitasi Kondruioti.
Kryeministër ishte arvanitasi tjetër Pangallos gjenerali që qeverisi me triumviratin, Pangallos, Gontas e Plastira. Mediu me Presidentin Kondruioti foli shqip dhe si rrëfen, me shumë mundime u arrit që qeveria e Greqisë tu njihte shtetësinë shqiptare 30 pronarëve dhe u diskutua për tre traktete, mbi tregëtinë,konventa mbi nacionalitetet dhe u bë një marrëveshje verbale për shpronsimet e pasurive të palujtshme të shqiptarëve në Greqi.
Ata ishin patëriot të shqiptarisë që punuan me shpirt që Shqipëria ta ruante statusin e neutraliteti edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kurse në Shqipëri, pasi u vendosët iranianët opozitarë në Maminas, Ju e shpallët me ngut Iranin organizatë kriminale.
Kryeministër lëre protagonizmin për interesa pushteti.Shqipëria është e vogël, për të pretenduar politikë të madhe.Kthjellohu dhe bëhu pjesë e zgjidhjes, duke hequr dorë nga retorika provokuese. Ju e dini që këshillat e mia janë të vlefshme. U rikthyet te Nano dhe e pranuat si udhëheqsin liberal, vonë, por më mirë vonë se kurrë.
Reflekto, me qëllim që protesta më e qytetëruar në historinë politike të Shqiptarisë, të mos shndërrohet në revolucion.





















