Nako Petro: Kur qytetarët ndihen të përjashtuar nga vendimet, forcohet bindja se qyteti nuk ndërtohet për ta, por për interesa

Kur qytetarët ndihen të përjashtuar nga vendimmarrja, forcohet bindja se qyteti nuk po ndërtohet për ta, por për interesa të ngushta ekonomike te qeveritarëve.

Tirana po mbushet me kulla, ndërsa po pakësohen hapësirat e gjelbra publike, identiteti arkitektonik dhe vendet me vlerë historike.

NOA

-Një qytet nuk matet vetëm me lartësinë e ndërtesave, por me cilësinë e jetës që u ofron banorëve të tij.

-Shpesh dëgjojmë krahasime me Dubain, por Shqipëria nuk është Dubai sepse ai u ndërtua në shkretëtirë, ndërsa Tirana mbi kujtesën e brezave

-Ne kemi histori, trashëgimi kulturore dhe një identitet europian që nuk mund të matet me numrin e kateve të një ndërtese.

NakoPetro-ish drejtor i UPTHNB

Shqipëria po përballet me një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm , zhvillimi urban po vendoset shpesh përballë kujtesës historike, identitetit kulturor dhe interesit publik. Në emër të modernizimit, qytetarëve po u kërkohet të pranojnë prishjen e objekteve simbolike, zhvendosjen e komuniteteve dhe transformimin rrënjësor të hapësirave publike pa një debat të gjerë kombëtar.Një nga rastet më të diskutuara është ai i Pallatit të Kongreseve. Për shumë njerëz, ai nuk është thjesht një ndërtesë, është një pjesë e historisë së Shqipërisë, vendi ku janë zhvilluar ngjarje politike, kulturore dhe artistike që kanë shoqëruar jetën e vendit për dekada. Edhe nëse ndërtesa ka nevojë për rikonstruksion apo përshtatje me standardet moderne, lind pyetja, a duhet historia të zëvendësohet me beton dhe kulla?Si çështje publike, është e arsyeshme të shtrohet pyetja pse disa projekte restaurimi ose rindërtimi të objekteve me rëndësi publike shoqërohen me zhvillime të reja komerciale, përfshirë kulla. Kjo ka ndodhur në raste të debatuara si kompleksi i AirAlbania Stadium, zona e Stadiumit SelmanStërmasi (Dinamo) dhe diskutimet rreth Pallati i Kongreseve.Nga këndvështrimi kritik, problemi kryesor nuk është vetëm se ndërtohen kulla ,por se shumë qytetarë kanë krijuar perceptimin se, prona publike po përdoret për të gjeneruar fitime private, vlera historike e objekteve po kalon në plan të dytë, konsultimi me publikun është i kufizuar dhe transparenca mbi përfitimet ekonomike për shtetin nuk është gjithmonë e plotë.

Nga këndvështrimi i qeverisë dhe mbështetësve të këtyre projekteve, argumenti është se shteti nuk ka gjithmonë fondet për restaurime të mëdha dhe se kombinimi i funksioneve publike me zhvillime private krijon burime financimi për realizimin e projekteve.

Prandaj debati i vërtetë nuk është nëse duhet apo jo të restaurohen objektet, pasi të gjithë bien dakord që ato duhen restauruar por ne se mund të restaurohen pa humbur identitetin e tyre dhe pa u kthyer në instrumente të zhvillimit intensiv imobiliar?Problemi kryesor nuk është vetëm çfarë po ndërtohet, problemi është se çfarë po humbet. Tirana po mbushet me kulla, ndërsa po pakësohen hapësirat e gjelbra, identiteti arkitektonik dhe vendet me vlerë historike. Një qytet nuk matet vetëm me lartësinë e ndërtesave, por me cilësinë e jetës që u ofron banorëve të tij. Shpesh dëgjojmë krahasime me Dubain, por Shqipëria nuk është Dubai. Ne kemi histori, trashëgimi kulturore dhe një identitet europian që nuk mund të matet me numrin e kateve të një ndërtese. Dubai u ndërtua në shkretëtirë, ndersaTirana dhe qytetet shqiptare janë ndërtuar mbi kujtesën e brezave.Qytetet nuk janë pronë e qeverive, as e oligarkëve dhe as e ndërtuesve, ato janë pronë e qytetarëve dhe e historisë së tyre. Kur vendimet merren pa i pyetur njerëzit, rreziku nuk është vetëm humbja e një godine apo e një lagjeje, rreziku është humbja e besimit se ky vend ndërtohet për shumicën dhe jo për pakicën e privilegjuar.”

Kur qytetarët ndihen të përjashtuar nga vendimmarrja, lind bindja se qyteti nuk po ndërtohet për ta, por për interesa të ngushta ekonomike.Zhvillimi është i domosdoshëm, askush nuk kërkon që Shqipëria të mbetet në vend, por ai nuk duhet të nënkuptojë shembjen e kujtesës kolektive, përparimi i vërtetë është ai që ndërton të ardhmen pa fshirë të kaluarën.Në fund, pyetja që duhet t’i bëjmë vetes nuk është sa kulla do të ndërtojmë, por çfarë Shqipërie do t’u lëmë brezave që vijnë, një vend me identitet dhe kujtesë, apo një pyll betoni ku historia zëvendësohet nga fitimi afatshkurtër.