Armando Subashi: Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake janë në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe humoristit të mirënjohur, Todi Llupi, një prej figurave më të dashura dhe më përfaqësuese të Estradës së Fierit.
Për më shumë se pesë dekada, ai dhuroi buzëqeshje dhe emocione, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën shqiptare me talentin, humorin e veçantë dhe interpretimin mjeshtëror të dialektit myzeqar. Që prej vitit 1971 ishte pjesë e Estradës së Fierit, ndërsa interpretoi me sukses edhe në filma artistikë, duke krijuar personazhe që do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e publikut.
Në vitin 1989 u nderua me titullin “Artist i Merituar”, ndërsa më vonë edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, në vlerësim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në artin dhe kulturën shqiptare.
Largimi i Todi Llupit është një humbje e madhe për Fierin dhe për mbarë skenën artistike shqiptare, por vepra, humori dhe kujtimi i tij do të jetojnë përherë në zemrat e publikut.
Lamtumirë, artist i madh! Lamtumirë, miku dhe shoku i të gjithë fierakëve. U prehsh në paqe!
Sigal