Suplementi Pena Shqiptare/ Ylli Meçe: ”Fjalë të pista”

POEZI E PASTËR ME ” FJALËTË PISTA”
Në veprimtarinë time, fjalë të pista në jetë
por dhe në vargje nuk përdora…
Veç si t’ja bëj kur po jetoj
në një kohë të keqe e tepër të ndyrë ?!..
Me ndje o nënë, se ndyrësia më e pistë
ardhka dhe nga horrat !
Atje ku ska dritë, si minjtë mortajën e lindin,
nga më e nxira, errësirë .
—-
Pse” mortaja” qënka dhe armë, pse,….
dhe kush dreqin atë e projektoi?
Apo.. nga që jetët i merr me plasje të forta
pa mëshirë e plot ulërimë ?!
Por dhe vet” plasja” , madje doli
nga goja më e qelbur kur ajo mallkoi
E me të vjellat e saj që kapërdiu,
aq shumë u ngop…, saqë e shoi urinë
——–
Urinë ?!.. Po uria e plasjes mortale,
kërkon gjak e vetëm gjak
Ajo shuhet, kur topat qëllojnë mbi ne,
me mish nga mishi ynë
Kënaqet duke thënë: idjotër,
ju jeni miopët e vërtetë dhe e kini hak !
E..nëse nuk vini mend.. në djall vafshi
nëse nuk kuptoni fatkeqësinë !
——-
Habitem! Mos vallë unë sot,
nuk jam mirë, flas e shkruaj marrëzira ?
Apo nga inati që kam, po grindem
ashtu si deti, kur shfryn me furi ?
Më mbushkan mendjen se kazinotë
“nuk janë për origjira”
E të më bindin, më thonë se jam i lirë
dhe kjo, është “demokraci “!
——-
E shikon si rrimë ne, ashtu sikurse rri populli ? –
më thanë një ditë
Gjithë gaz brohoritën: Ngrije gotën bashkë me ne
dhe ti qofsh i gëzuar !
Jam ateist e nuk besoj, ama.. nga hipokrizia e tyre
shqyen sytë dhe vet perënditë
teksa njëri si mbret shekspirian bërtiti:
Kështu kam për të mbretëruar !
——–
Më tmerron ideja pse jo, veç ta dini
nuk i trembem armikut tim përballë
U ktheva mbas shumë vite e….
me gjakun e derdhur, bëra një përqasje
Nuk janë asgjë viktimat e gjithë botës
para një populli me vetëdije të vrarë
Ruhu atdheu im, ruhu nga mishi per top
e nga ata që të çojnë në tënden vellavrasje !
—-
Epilog
Nëse kjo do të ndodhte një ditë …
kush mund ta kuptojë më vonë pasojën?
Do të zgjohej ndërkohë vegjëlia dhe…..
populli di të vendos ,si mund ta luaj lojën!

NOA