Suplementi Pena Shqipatre/ Petrit Beqiri: Flamingo

F l a m i n g o

(Liqeni i kripur, parajsa e flamingove)

NOA

Flamingo, o qafëgjatë,

pikëpytje në fluturim,

shpejton hapat, sqepin zgjat,

të vësh pikë në shtegtim!

 

Sa dëshirë kam të të flas,

mbetur, te zemra në ritme,

po e ktheve qafën pas.

do bëhesh si pikëçuditëse!

 

Gjithë shpresat m’i ke “mbytur”,

në parajsë të sojit tend!

Zogjtë, në ”Liqen te Kripur”,

buzëkuq hedhin mbi pëndë… Xhubleta, si poezi…

 

Poezi, këmbanë xhublete,

i hedh vargjet duke ecur,

se ti, nuk “mbytesh” në dete,

dhe në varr rri e patretur…

 

Del në logun(sheshin) e Malësisë,

me vajzat, si krahasime,

për “divorc” të poezisë,

pres thekët në redaktime!

 

Veshur në këmbë e në duar,

nëpër shije të çdo moshe,

ë këmbanë, si vjershë e shkruar,

skicë letrare në faqosje…

 

Ngjyrë e zezë në xhubletë,

shenjë e zisë për Skënderbeun,

një shirit i bardhë nga retë,

përfund dhimbjes të cik dheun…