Arjan Pisha: Pa gola dhe pa tifozë, ndeshja duket e varfër, e humb bukurinë

INTERVISTA/ Analiza e 5 javëve të luajtura në Superiore, specialisti i futbollit Arjan Pisha veçon detaje

Janë luajtur pesë javët e para të Superiores me 25 ndeshje, si e përshkruani ecurinë e garës?

Mendoj se kanë qënë interesante, duke nisur nga java e parë kur Vora fitoi me Dinamon dhe Laçi fitoi me Partizanin. Vllaznia, e vetmja skuadër që nuk ka lënë shije të mirë, duket se po kalon një periudhë të vështirë. Të tjera kanë qënë lojra të mira.

Sigal

Nga java e parë në të pestën, cilat kanë qënë dukuritë më të spikatura gjatë 450 minutave zyrtare?

Kampionati ka nisur bukur në mënyrën e duhur, por them se është herët për të veçuar shumë dukuri brënda tij. sepse duhet një performancë më e gjatë, dhe këtu them se më mirë është ekipi i Teutës në këto 5 javë, më dobët Vllaznia.

Shumë gola janë shënuar edhe me ndihmën e VAR (73 në total), si e vlerësoni nivelin e gjykimit?

Golat dhe arbitrimi janë pjesë e lojës. Unë them se VAR e ka ndihumar ritmin e lojës, edhe pse ka patur polemika. Gabime njerëzore do ketë, por ato nuk e kanë ulur ritmnin e garës, pasi funksionon cilësia e mirë në ekipe.

Aktivizimi i lojtarëve 19 vjeçarë ishte një nga risitë e këtij sezoni, si e shikoni performancën e tyre?

Ky është një nga vendimet më perfekte që ka marrë FSHF-ja në këtë sezon, pasi i ka dhënë mundësinë të rinjve shqiptarë të tregojnë vlerat e tyre. Unë do thoja që ta shtojnë edhe një 19 vjeçar tjetër, sepse kështu talentet i shërbejnë futbollit shqiptar.

Po tifozeria në shkallët e stadiumeve, sa e pranishme ka qënë në këto ndeshje të fazës së parë të Superiores?

Për tifozerinë, them se duhet më shumë aktivizim i saj në çdo ndeshje. Ata kanë patur edhe probleme, që janë pjesë e garës. Por do uroja që të jenë edhe më shumë në vazhdimësi, duke veçuar ndeshjet “derbi”, në të cilat kanë mungesa të mëdha.

Java e 5-të nisi me humbjen e Vllaznisë ndaj Teutës, si e përshkruani situatën e skuadrës shkodrane?

Me thënë të drejtën, Vllaznia ka patur probleme pas eliminimit në ndeshjen e parë të Konferencë Ligë. Ka patur një rënie, e cila për pasojë u transmetua edhe në ndeshjet e kampionatit. Por Vllaznia besoj se do ringrihet, do ngjitet shpejt.

Nisur nga treguesit në pesë javët e luajtura, si e parashikoni rrugëtimin e garës të Superiores në këtë sezon?

Do jetë një rrugëtim i gjatë, ku në fund skuadrat do të shohi nëse janë fitues apo humbës! Në këtë rrugëtim shoh Teutën, Egnatian, Dinamon dhe Elbasanin që po dominojnë kampionatin, por edhe Vllazninë, Skënderbeun e Vorën me luhatje.

Kampionati do të ndërpritet për ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve, si do ndikojë në formën e skuadrave?

Është një hapësirë dy-javore, e cila do të ndikojë për mirë tek skuadrat. Sepse ato kanë lojtarë të dëmtuar të cilat duan një kohë rekuperimi, si dhe gjatë kësaj hapësire pa ndeshje zyrtare  mbulohen për tu përmirësuar ato pikat e dobëta

Intervistoi: Agron KAJA

 

 

Dritëhijet e javës së 5-të, “paralajmërimi” për javën e 6-të

Në startin e këtij sezoni të Abissnet Superiore, nuk mendohej se do të kishim këtë renditje në javën e 5-të. Madje që nga kreu me Teutën, dhe në fund me Vllazninë, këto skuadra mendohej se do të ishin ndryshe në këtë sezon. Teuta një rivale e kreut dhe Vllaznia një skuadër e orientuar vetëm për kryesimin e renditjes. Këto dritëhije do pushojnë zyrtarisht pa ndeshje në dy javë, por skuadrat e kanë “lexuar” edhe javën e 6-të, në të cilën spikat “derbi” i kryeqytetit Partizani-Tirana. Pas tij, do presim se cili trajner mund të hapë krahun.

ABISSNET SUPERIORE

   SEZONI 2026-2027 

    Kampionati i 88-të

(22 gusht 2026 – 9 maj 2027)

Rezultatet – Java 5

E premte, 18 shtator 2026

Vllaznia-Teuta                                     0-2

E shtunë, 19 shtator 2026

Vora-Skënderbeu                    1-1

Dinamo City-Laçi                   3-1

E dielë, 20 shtator 2026

Tirana-AF Elbasani                 2-2

Egnatia-Partizani                     2-1

RENDITJA   

Skuadrat                    Nd       P

1.Teuta                        5          13

2.Egnatia                    5          12

3.Dinamo City             5          12

4.Laçi                          5          7

5.AF Elbasani              5          6

6.Tirana                       5          5

7.Partizani                   5          4

8.Vora                         5          4

9.Skënderbeu              5          3

10.Vllaznia                  5          2

 

DUKURIA E JAVËS SË 5-të

Forma vorake e protestës, goditje me shishe plastike!

Gjatë dhe pas ndeshjes, dueli Vora-Skënderbeu 1-1 prodhoi shumë tension. Por më shumë, shkak u bënë kartoni i kuq dhe një penallti në favorin e korçarëve, çka ka sjellë irritimin e tifozëve vorakë. Në përfundim të sfidës ata kanë lëshuar një “breshëri” me shishe plastike në drejtim të gjyqtarit, i cili po shkonte pranë tunelit për te dhomat e zhveshjes. Arbitri Çelaj ka vendosur duart në kokë për t’u mbrojtur nga objektet që po i drejtoheshin, por ky ishte një reagim aspak dinjitoz, i cili meshumë mundësi do ta bëjë klubin e Vorës objekt të Komisionit të Disiplinës në FSHF. Aktualisht, Vora renditet në vëndin e 8-të, me 4 pikë në 5 javë.