Diaspora që protestoi në Tiranë gjobitet me 11000 lekë, bllokohet në Muriqan

Dhjetëra qytetarë të diasporës që udhëtuan dje drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë janë gjobitur nga policia shqiptare me nga njëqind e dhjetë mijë lekë secili. Sipas protestuesve, gjobat janë vendosur gjatë kthimit nga Tirana drejt pikës kufitare të Muriqanit, me arsyetimin e “pengimit të trafikut” dhe lëvizjes me shpejtësi të ulët në rrugë.

Sot, shumë prej tyre janë përballur me vështirësi në kalimin e kufirit në Muriqan drejt Malit të Zi. Protestuesit pretendojnë se nuk po lejohen të vazhdojnë udhëtimin pasi gjobat nuk janë paguar ende, ndërsa theksojnë se, për shkak se është ditë e diel, nuk kanë mundësi të kryejnë pagesat në kohë.

Sigal

Në një dokument të shpërndarë nga protestuesit shihet një procesverbal i policisë, ku gjoba është vendosur për shkelje që lidhen me pengimin e qarkullimit rrugor. Protestuesit pretendojnë se masat janë marrë ndaj automjeteve të diasporës që morën pjesë në protestën e djeshme në kryeqytet. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me pretendimet për ndalimin e kalimit në kufi për shkak të gjobave të papaguara.