Suplementi Pena Shqiptare/ Alma Zenellari: Një poezi në tentative

O pëshpërima rozë e agimit
Ti që mban ngjyrën e reve mbi shpinë
kur dielli sapo ka mësuar të lindë,
Syve të tu të qelqtë përthyhen

copëza ëndrrash, copëza mëngjesesh
me sqep rrëmon heshtjen e liqeneve,
trazon përrallat e fundosura në lëmishte lagunash,
dhe pellgjesh të errët,

NOA

pastaj ngre sytë dhe thërret diellin,
si dëshmimtar i ekzistencës tënde.
E unë si një fëmi i drojtur pyes vetveten,
a mund t’í puth pendët e një flamingoje,

që hapëron ujërave, valëve që zhurmojnë,
a mund t’í fshij lotët rozë të një flamingoje,
kur ai ndjek i përmallur, muzgun e përskuqur,
diellin që rrëzohet pa zhurmë

pas brinjës së një mali,
pas krahëve të shtrirë të horizontit.
A mund të hapëroj me të njejtin hap
ashtu si ti i vetëm mbi pellgun e errët

shkel atje ku hëna anemike shfaqet papritmas,
ndërsa heshtja bëhet mbulesa e ftohtë e mbrëmjeve të tua.
O shpirt i butë puplor enigmatik,
që zgjohesh lagunave dhe ngjyros ditën me dritë trëndafilash .

laguna këndon me këngën dhe vallëzimin e krahëve të tu!
O bukuri që drithëron e shemb qiellin!
Bëna më të mëshirshëm, më të prekshëm
për të të kuptuar,

që bota të hap një pjesë të zemrës sw saj,
për të të mbrojtur, për të dashur ty.
O bukuri që magjeps sytë e kësaj bote,
Ti që je bërë për të zotëruar shpirtin e tokës , të lumenjve, fluturo,

Fluturo flamingo,
sepse kur ti ngrihesh në fluturim toka dorëzohet pa zë
Dhe qielli hap zemrën e tij për ty.
Sepse…, nëse ti mungon,

qielli humbet ngjyrën që i duhet dashurisë,
Humbet kënga e pashkruar e erës,
Dhe një flakëz drite nga zjarri i zemrës i kësaj toke