Teksa shoh të tretet vendin tim,
Nuk pranon kjo zemër të heshtë.
Largësia ime s’është harrim,
Shpirtin e kam aty, në shesh.
Aty, bashkë me ju, thërret si i marrë,
Ngrihet si dallgë deti me furi.
E ndjej: atdheu digjet zjarr,
Sa dhemb në shpirt kjo dashuri!
Teksa ecni me kokën lart,
Era jua ngre në qiell zërin,
Si balonat e lehta prej karte,
Që duart ua kanë lëshuar perin.
Me qindra mijëra zëra bashkë,
Burra, gra, pleq e fëmijë,
Një glob i tërë s’është më jashtë,
Me ju janë, kuq e zi.
Hënë e bukur ,shpirti im!
Ishte gjashtë qershor atëherë,
dita më e bukur e jetës,
në gjoks shtrëngoja një pranverë.
Sytë e tu si mjalti i bletës,
të ëmbël, të vegjël, plot dritë,
si dy trëndafila në dukje.
I mbaj mend kur çelën atë ditë,
mami t’i mbuloi me puthje.
Hënë e bukur, shpirti im!
Ti erdhe si ajo rreze e artë
që zbret nga qielli,
mrekullisht më ngrohe si një zjarr.
Të mora në krahë si lulet,
si diellin,
si nëna fëmijën për herë të parë.
Isha një lule
kur solla një zog në jetë,
ti bëre fole si dallëndyshe në shpirtin tim.
Dy pika loti, shpresë e vërtetë,
ndjesi e një bekimi.
Ti sot mbush 35 vjeçe,
një hënë e kaltër me tre yje.
Ky kopsht lulesh, plot me vesë, ujitet



















