Protestuesit janë mbledhur në një tjetër protestë ditën e sotme përpara Kuvendit, pikërisht në ditën ku do të zhvillohet seanca e fundit plenare e kësaj legjislature.
Fillimisht qytetarët janë mbledhur në orën 08:30 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kuvendit.
Para Kuvendit portestuesit janë përplasur me policinë, pasi kanë hequr një pjesë të gardhit metalik të vendosur në anën pranë qendrës tregtare Toptani, të cilin forcat policore e kishin vendosur pranë institucionit për të bllokuar protestuesit.
Një tjetër gardh metalik, është vendosur nga policia në anën e kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit.
Qytetarët po vijojnë me thirrjet e njohura të protestës si: “Ju erdhi fundi”,“Parlament i krimit”, “Poshtë qeveria”,“Nuk na përfaqësoni”, janë shprehur protestuesit që kërkojnë paralelisht dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Rama.


















