Sigal

Edhe pak ditë, dhe ja ku vjen sërish “Tetori Gjerman”. Këtë vit javët tona të kulturës gjermane në Shqipëri do të zhvillohen nën moton “Frymëzuar nga njerëzit”. Me dëshirën për t’ju prezantuar programin tonë ju ftojmë përzemërsisht në:

Konferencën për shtyp, datë 1 tetor 2018, ora 14:00 në Sallën e Madhe të Ambasdës Gjermane

12 vjet rresht „Javë gjermane në Shqipëri” – një sukses i bukur e ndërkohë një traditë e konsoliduar. Ambasada Gjermane ka krijuar edhe këtë herë së bashku me partnerë dhe mbështetës të shumtë e të angazhuar një program mjaft të larmishëm. Filma dhe letërsi, teatër, muzikë dhe vallëzim sikurse diskutime dhe Workshop-e – programi ynë ofron diçka për çdo shije.

Edhe këtë vit dëshirojmë të bashkojmë njerëzit, të shijojmë artin dhe së këtejmi t’u japim udhë shkëmbimeve, të krijojmë rrjete e të mësojmë prej njëri-tjetrit. Duke i mbetur besnikë motos “Frymëzuar nga njerëzit” kemi hartuar një program, i cili do të bëjë bash- kë gjermanë dhe shqiptarë nga sfonde dhe projekte tërësisht të ndryshme. Shkëmbimi i mendimeve dhe përvojave mes tyre do të jetë edhe kësaj here lejtmotivi dhe elementi lidhës i mbarë Tetorit Gjerman.

Hollësi të mëtejshme rreth programit do të mund të gjeni edhe pas konferencës së shtypit në adresën www.tetori-gjerman.com, dhe faqen e Ambasadës Gjermane www.tirana.diplo.de sikurse edhe në Facebook „Ambasada Gjermane Tiranë“.

Ambasada Gjermane falënderon që tani sponsorizuesit dhe partnerët e shumtë, që kanë kontribuar në zhvillimin e suksesshëm të “Tetorit Gjerman 2018”.

Enrico Günther

Drejtues i Referatit të Kulturës dhe Shtypit