Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në rrugën “Hoxha Tasim”, në zonën mbi Pazarin e Ri në Tiranë. Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, në përplasje janë përfshirë dy automjete, ndërsa trafiku në këtë segment është rënduar për disa minuta.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo për shkaqet e aksidentit. Policia pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.






















