Flamingo edhe në Festivalin Ndërkombëtar “Sunny Hill”, Dua Lipa vërteton dhe një hërë qëndrimin e saj ndaj protestave në Shqipëri

Festivali ndërkombëtar “Sunny Hill” rikthehet edhe këtë vit në Prishtinë, ku nga 31 korriku deri më 2 gusht do të ngjiten në skenë disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore, nën organizimin e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Një nga veçoritë e këtij edicioni është prania e simbolit të flamingove në hyrje të festivalit, një element që lidhet me protestat e zhvilluara në Shqipëri, të cilat nisën në Zvërnec dhe më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë qytetare.

Sigal

Dua Lipa kishte shprehur më herët mbështetjen e saj për këto protesta gjatë një bisede në podkastin e shkrimtares Lea Ypi, një deklaratë që tërhoqi vëmendjen edhe në mediat ndërkombëtare. Vendosja e simbolit të flamingove në ambientet e festivalit duket si një tjetër shenjë solidarizimi me kauzën mjedisore.

Në skenën e këtij viti do të performojnë emra të njohur si Katy Perry, Martin Garrix, Leëis Capaldi, Adam Port dhe Rampa nga Keinemusik, Seth Troxler, PAËSA dhe Carlita.