Flet Prof. Dr. Lush Susaj: Nuk duhet të harrojmë kurrë faktin që dëmin më të madh në bujqësi e shkaktojnë pesticidet që futen kontrabandë

Prof. Dr. Lush Susaj

-Mjafton që të kujtohet se si vitin e kaluar na u kthyen mandarinat për shkak të përdorimit të Klorpirifosit pakë javë para vjeljes dhe eksportit të tyre

– Puna e parë që bën agronomi është leximi i etiketës dhe kontrolli i ambalazhit për të kuptuar nëse ka manipulim me etiketën.

NOA

-Pesticidet nga data e prodhimit, mund të ruhen dhe përdorën për tre vite me radhë pastaj nuk përdorën, duhet të tërhiqen, të ripërpunohen ose të asgjësohen. Tek ne nuk ndodh

– Ndihemi të shqetësuar kur shohim që kudo, akoma po përdoret preparati Folicur, kundër Hirit në vreshta e perime, e që rrezikon cilësinë e prodhimit dhe eksportet.

– Së pari, popullsia është totalisht e pa informuar, pasi në terren mungojnë agronomët më përvojë në këtë fushë, e në vendin e tyre duket se janë marrë njerëz me një pagë të ulët në këmbim të votës.

-Së dyti edhe trajnimet që po financohen nga Ministria e Bujqësisë dhe nga organizma të tjera, po i marrin për ti bërë (zhvilluar) njerëz pa përvojën e duhur, e që nuk kin përgatitur kurrë as solucion, as nuk kanë spërkatur kurrë me krahët dhe me dorën e tyre.

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Bujqësia shqiptare vijon të përballet me sfida të shumta strukturore, por një nga dështimet më të mëdha dhe më pak të adresuara mbetet mungesa e një sistemi funksional kombëtar për prodhimin, kontrollin dhe certifikimin e farërave dhe fidanëve. Në një kohë kur vendet e zhvilluara e konsiderojnë materialin mbjellës si bazën e sigurisë ushqimore, konkurrueshmërisë dhe rritjes së eksporteve bujqësore, Shqipëria vazhdon të mbështetet kryesisht te importet, tregu informal dhe mungesa e standardeve të qarta. Pasojat e këtij dështimi ndihen drejtpërdrejt në cilësinë e prodhimit, rendimentin e ulët, rritjen e kostove për fermerët dhe vështirësitë për të përmbushur standardet e tregjeve europiane. Për të analizuar shkaqet, përgjegjësitë institucionale dhe rrugët e daljes nga kjo situatë, zhvillojmë këtë intervistë me profesorin e njohur të bujqësisë, Prof. Dr. Lush Susaj.

-Ka edhe pesticide jo cilësore që nuk kanë efekt, dhe prodhimi bie, zerohet, pa rendiment se nuk japin efekt, pse ndodh kjo dhe si ndodh?

Është shumë e vërtetë, ama kjo mund të eliminohet vetëm nëse PMB përdorën sipas protokolleve dhe këshillave të agronomit. Duhet kuptuar fakti që pesticidet nga data e prodhimit, mund të ruhen dhe të përdorën me sukses për tre vite me radhë. Pas tre viteve, nëse ato nuk përdorën, duhet të tërhiqen, të ripërpunohen ose të asgjësohen. Puna e parë që bën agronomi është leximi i etiketës dhe kontrolli i ambalazhit për të kuptuar nëse ka manipulim me etiketën. Në vitin e tretë pas prodhimit, preparatet duhet të përdorën duke shtuar disi dozën e tyre, kjo në bazë të një eksperience që mund ta kenë vetëm agronomët e prodhimit. Profesioni i agronomit lexohet në libra, ndërsa zotërohet e përsoset vetëm në terren. Nuk duhet të harrojmë kurrë faktin që dëmin më të madh e shkaktojnë peticidet që futën kontrabandë. Në këtë këndvështrim mjafton që të kujtohet se si vitin e kaluar na u kthyen mandarinat për shkak të përdorimit të Klorpirifosit pakë javë para vjeljes dhe eksportit të tyre. Unë që punoj çdo ditë me spërkatjet, ndihem shumë keq sa herë që edhe këtë vit ndodh të takojmë preparate të ndaluara nga Ministria e Bujqësisë, kjo në përputhje me normat e BE.

Ndihemi të shqetësuar kur shohim që kudo, akoma po përdoret preparati Folicur, kundër Hirit në vreshta e perime, e që rrezikon cilësinë e prodhimit dhe eksportet. Të tilla preparate që zakonisht vijnë nga Kosova, etj, nuk kanë pse të përdorën duke rrezikuar shëndetin e popullatës dhe tregjet e prodhimit. Apo rasti tjetër që me ra që ta ndaloj falë njohjes personale me fermerin, që për të luftuar breshkëzën tek hardhia, ai po përdorte preparation “Clorex Plus”, në etiketën e të cilit shkruhej se përmban: 480 gr/litër Chlorpyrifos (ose 48%) + 50 gr/litër Cypërmetrinë. Pra nën një emër të ri, po qarkullon një produkt që nesër mund të bëhet shkak për bllokimin dhe kthimin pas të eksporteve. Natyrisht që unë si agronom e njoh shumë mirë praktikën e zëvendësimit të preparateve dhe periudhën e karencës së tyre, që duhet të jetë më e vogël se koha deri në pjekjen dhe vjeljen e prodhimit. Por të mos harrojmë edhe dy fakte që na rrezikojnë shumë në këtë lojë të pisët e të rrezikshme. Së pari, popullsia është totalisht e pa informuar, pasi në terren mungojnë agronomët më përvojë në këtë fushë, e në vendin e tyre duket se janë marrë njerëz pa dije e pa përvojë, shpesh edhe sa për të ju dhënë një pagë të ulët në këmbim të votës. Së dyti edhe trajnimet që po financohen nga Ministria e Bujqësisë dhe nga organizma të tjera, po i marrin për ti bërë (zhvilluar) njerëz pa përvojën e duhur, e që nuk kin përgatitur kurrë as solucion, as nuk kanë spërkatur kurrë me krahët dhe me dorën e tyre. Trajnimet po bëhen me projektorë mbi mure, pa dalë fare në terren, e kjo nuk është ajo që i duhet bujqësisë. Në këtë mënyrë vetëm sa po rritët edhe më shumë shkulturimi dhe rreziku nga përdorimi i gabuar i PMB-ve.

Shqipëria e ka jetike rishikimin sa më parë të statusit dhe të funksionit të agronomit, si dhe të gjithë programit mësimorë dhe kualifikues të agronomëve dhe fermerëve të terrenit, me njerëz që e njohin teknologjinë, e jo me tarafin e njohur të abuzimit të fondeve dhe projekteve. 

-Pse vendet e tjera të Ballkanit nuk vuajnë nga këto probleme? Si p.sh patatja e Maliqit, mos valle sillet fare e keqe, që monopolet të zotërojnë tregun e te shuhet prodhimi vendas?

Në vendet e tjera të rajonit e kudo tjetër, agronomi është autoriteti bazë i prodhimit dhe sigurisë ushqimore e mjedisore. Kurse në Shqipëri është profesioni më i anashkaluar. Kjo për shkak të interesave korruptive në fushën e bujqësisë, ku investimet, fondet dhe projektet nuk shkuan kurrë tek fermerët e as tek prodhimi. Ato u përdorën si shpërblime për militantët dhe klanet nepotike, e kjo kapje ka prodhuar dosje fiktive nëpër zyra dhe një situatë dëshpëruese në terren. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë në vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën. Ndërsa rasti i patates së Maliqit, mendoj se është një vepër kriminale që duhet hetuar e dënuar. Për këtë rast, me ato që unë kam parë në një kronikë televizive, dyshoj shumë që ka ardhur nga përdorimi idioteskë i patates së konsumit për farë. Është koha që të kuptojmë faktin që tjetër është fara, e tjetër është prodhimi për konsum të gjerë. E në këtë aspekt, duhet të mbjellim pataten e prodhuar në parcelat dhe me teknologjinë e farës. Kurse për gatim dhe konsum duhet të përdorim pataten e prodhuar sipas teknologjisë së përgjithshme të prodhimit masiv.