Av. Kujtim Cakrani: Veprimet e bandave të kryeministrit po ulin besimin, se zgjedhjet e 25 prillit do jenë të lira

390
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Zyrat elektorale të Rilindjes në këtë kohë fushate zgjedhore telefonojnë qytetarë në celular me emrin dhe mbiemrin e tyre, madje u përmendin edhe vendbanimin, edhe pjesëtarët e familjes, duke u dhënë mesazhe për fushatën elektorale të partisë që qeveris. Pyetja është: Ku i gjejnë numrat e telefonave të qytetarëve zyrat elektorale të Rilindjes? Këto të dhëna personale të qytetarëve janë vetëm në zyrat e ALEAT, në Gjendjen Civile, në Tatime, në Qendrat e Regjistrimit të Bizneseve, etj. Është e kuptueshme që këto janë edhe burimi i informacoinit të  zyrave elektorale të Rilindjes, për të dhënat personale të qytetarëve, të cilat shfrytëzohen në këtë fushatë elektorale vetëm e vetëm për qëllime elektorale të partisë që qeveris. Gazeta “Telegraf” iu drejtua avokat Kujtim Cakranit, për të mësuar a është kryer vepër penale dhe cili duhet të jetë reagimi i institucioneve të Shtetit dhe të Drejtësisë, për të mbrojtur të Drejtat Themelore të Njeriut, për vjedhjen dhe keqpërdorimin të dhënave personale të qytetarëve.

Ja intervista e plotë dhënë për telegraf.al :

-Zoti Cakrani, a është vepër penale, që një zyrë elektorale (e partisë që qeveris) të marrë të dhënat personale (emrat e e qytetarëve, numër telefoni dhe adresa banimi) dhe t’u telefonoj qytetarëve për përfitime elektorale?

– Natyrisht që dhunimi, dhe grabitja e banësës apo çdo ambjenti tjetër në posedim të një qytetari apo organiyate është është vepër penale e cila parashikohet nga neni 150 i Kodit Penal. Në rastin konkret ku është dhunuar një zyrë elektorale e një partie politike dhe ku janë marë të dhënat personale atëherë jemi përpara një vepre penale që në kodin penal të republikës së shqipërisë hznë në kapitullin e veçante atë të  prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Rasti konkret i dhunimit të një zyre elektorale të një partie politike dhe vjedhja e gjithë dokumentacionit që gjendej në këtë zyre parashikohet nga nenet, 325-326/a dhe 329 i Kodit Penal. Pra ky veprim është i dënueshëm nga ligji dhe si i tillë policia dhe organet e tjera ligjzbatuese duhet të nisnin menjëherë nga puna për identifikimin e autorëve dhe ata të dalin para drejtësië pasi këto veprime cënojnë rëndë demokracinë por edhe besimin e qytetarëve tek zgjedhjet e lira dhe të nderëshme.

– A shkelet kështu barazia dhe ekulibri i garës elektorale midis subjekteve elektorale?
– Edhe e natyrëshme që çdo veprim intimidues ndaj kundërshtarit jo vetëm fizik por edhe me anë të presioneve të ndryshme shkel barazinë dhe ndikon në garën elektorale të subjekteve. Gjithë shqiptarët por edhe tashmë bota mbarë është njohur me problemetikën e zgjedhjeve të shkuara ku me zë dhe figurë u dëgjua si intimidoheshin zgjedhësit por edhe administrate publike. Këto vepprime shkelin barazinë e garës elektorale, dhe normalishtë ndikojnë në rezultatin përfundimtarë.

Pamje nga konflikti në qytetin e Elbasanit, më 14 mars 2021

– A duhet të veproj menjëherë prokuroria dhe SPAK ndaj subjektit elektoral që ka kryer këtë vepër penale në fushën elektorale?

– Është e detyrim ligjor i organit akuzës, që kur bie në dijeni për një vepër penale edhe pa e kallëzuar dikush duhet të regjistroj procedimin penal dhe menjëherë të nisi hetimet. Në rastin konkret nuk ka kohë për të pritur, pasi zgjedhjet janë afër dhe ndërhyrja e organeve kompetente ligjzbatuese duhet të jetë e menjëhershme me qëllim që jo vetëm të garantohet një process zgjedhor i ndershëm, por edhe qytetarët të fillojnë të besojnë se vota e tyre është e garantuar dhe paprekshme.

– A duhet të filloj hetimet prokuroria kundër personave fizikë që dolën në ngjarjet e Elbasanit me kobure në brez dhe u përleshën me protestuesit?

– Ajo që ndodhi ditën e 14 marsit në qytetin e Elbasanit, ishte një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik, për faktin se: U zhvillua një përleshje ndërmjetë militantësh, por nuk ishte ky problem, por fakti që personat që sulmuan militantët e partisë demokratike ishin me të paisur me arëm dhe çuditërishtë këta shoqëronin edhe Kryeministrin e vendit z. Edi Rama! Këto veprime të kthejnë pas në kohë, kur Adolf Hitleri, por edhe trashëgimlënësi partisë së z. Rama Enver Hoxha shoqëroheshin me njerës problematik kriminel dhe më pas këta u bënë pjesë e policisë secrete dhe bodyguard të tyre. Ndoshta edhe zoti Rama po ndjek shembullin e tyre, pasi nuk ka asnjë arsye tjetër të shoqërohet me njerëz të cilët kanë problem me drejtësinë dhe që lëvizin me arëm nëpër qytet duke shantazhuar opozitën dhe militantët e saj. Policia duhet t’i kishte shoqëruar në komisariat gjithë personat që shoqëronin Kryeministrin dhe menjëherë duhet të niste hetimet. Pamjet filmike janë aty pasi ngjarja u filmua nga të gjitha mediat. Pra në këtë rast mungon vullneti nga ana e prokurorisë për të nisur hetimet dhe kjo është një gjë negative  e rëndë pasi, cënohet rëndë besimi qytetarëve tëk drejtësia dhe tek zgjedhjet e lira, por edhe demokracia. Nëse organi i akuzës nuk nis procedimin penal për këtë ngjarje që nga pikpamja njerëzore tronditi mbarë opinionin public dhe nga pikpamja juridike cënon rëndë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, sim und të besojmë që organi i akuzës mund të hetoj ngjarje të tjera që janë të një rëndësie më të vogël. Pra veprimet e bandave të kryeministrit po ulin besimin tek opinion publik se këto zgjedhje do lenë të lira dhe të ndershme.