Bejdo Malo: Udhëkryqi i fermerit që ka investuar miliona euro

Hallet e fermës së Muharrem Hoçjes në Gramëz të Fushë-Krujës sa vinë e shtohen. Kanë një emër të gjitha këto halle Bashkinë e Krujës. Nëse e viziton fermën e tij do të shikosh se Muharrem Hoçja, është i vetmi që në vitin 2020, ka blerë një siperfaqe toke mbi 15 hektarë për një fermë lopësh me lekë në dorë. Pasi e bleu me shumë sakrifica filloi të bëjë çdo aplikim për leje ndërtimi dhe tërë lejet e specifikuara. Si me urdhër të djallit u mbyllën të gjitha dyert. Por ja arriti të marrë lejet paraprake dhe nisi investimin. Hoqi sa më s’thuhet deri në ferr shkoi për të marrë lejet paraprake. Shpirti tij e di. Filloi investimin dhe zhvedosi me qindra mijëra materjal inert special nga guroret e Krujës duke e blerë me lekë në dorë dhe shtroi në lartësinë një metro bazamentin ku do ndërtonte tërë infrastrukturën e fermës si stallat, impjantet e ushqimit, zyrat, e të tjera. Mbolli 800 rrënjë shegë e 500 rrënjë ullinj. Dorzoi mbi dhjetë dosje me tërë dokumentacionin ligjor në Bashkinë e Krujës. Bajlozi i zi kishte zënë “burimin”e ujit.
S’i hapte që s’i hapte rrugë. Kur po bënte bazamentin e murit rrethues, i vijnë taksidarët e bajlozit të zi dhe i sjellin dy gjoba nga 10 milionë lekë. Muharremi sla zyrë për ta sqaruar. Bajlozi zi po bajloz i zi. Shkoi në gjykatë administrative. Pasi aplikoi në AZHBR, sipas ligjit duhet të kishte 11 lopë dhe pjesën e parë infrastrukturore. E bën i nderuari Muharrem siç e kërkonin letrat e qeverisë. Por kur po ndërtonte një ministallë me materjal profizor të çmontueshëm ja behën taksidarët. Dhe 20 milionë lekë gjobë. Nuk la derë shteti pa trokitur. Edhe tek Ministrja e Bujqësisë. Se hoqi dot bajlozin e zi nga dera. Bleu në Kosovë 11 lopët, pollën të shkretat dhe viça shumë të shëndetshëm. Japin dhe 150 kilogram qumësht cilësia e parë për shitje. Por Muharremi në vend numuro edhe pse ka paguar miliona për të sjellë ujët dritat, vendin për të filluar stallat e gjithçka sipas kushteve më moderne të një ferme me 300 lopë. Bajlozi zi se hap burimin, se lë si jep lejen. Do të takojë Edi Ramën se vetëm tek ai mendon se gjen shpëtim por as atë spo e zë dot. Lajme dhe mesazhe pa fund i ka çuar përgjigje s merr. Ai kërkon të hapë fermë. Nuk e lënë o njerz nuk e lënë. Dhe thonë pse ikin shqiptarët. E kamë bllokuar Muharremin për inate meskine, edhe pse gjithçka e ka në rregull. Ore do të hapë një fermë që të punësohen njerz, do të investojë, do ta kthejë në tokë të lulëzuar tokën e Gramëzës në Fushë-Krujë, po se lënë.
Dyert ja përplasin në fytyrë të investojë se lënë. Dëshpërimi tij ska fund. Sedra e tij është lënduar. Edi Rama, ende se ka pritur ta dëgjojë. Se shpjegon dot se ç’po ndodh. Kush e ka marrë peng. Të gjithë kryetarët e Bashkive të Shqipërisë i thonë pse s’erdhe në Bashkinë tonë ti hidhje këto para, ai i Krujës e mban peng. E kanë gjobitur dhe i bëjnë presion, sepse do të investojë, ka investuar. Ka punësuar mbi 500 krutanë dhe krutane në Fabrikën e tij moderne të këpucëve të punës MTV Hoçja në Fushë-Krujë do dhe në Gramëzë të bëjë të njëtën mrekulli. Si mund të ndihmohet ky investitor. Është matur disa herë ti dalë para makinës së ambasadores amerikane dhe të kërkojë ndihmë meqënse në Fushë-Kruja është vendi që vizitoi Xhorxh Bush dhe Muharremi ishte i pari që përqafoi idetë dhe çdo fjalët e tij. Muharremi ka mbetur në udhëkryq
NOA