LSI Berat, Aurela Agalliu: Rilindja më shumë se kurrë do të dal e humbur nga mashtrimet dhe reformat e dështuara

274
Sigal

Ditën e sotme, kandidatja për deputete e LSI në Qarkun e Beratit, Aurela Agalliu ka zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qyteti nga ku tha se, energjia dhe vullneti i tyre do t’a nxjerrin LSI si forcë të parë në Qarkun e Beratit.

“Të rinjtë janë fryma e ndryshimit. Energjia dhe vullneti i tyre do të nxjerrë Lëvizjen Socialiste për Intergim forcë të parë në Qarkun e Beratit.”,- shprehet Agalliu një postim të sajin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Aurela Agalliut:

Të rinjtë janë fryma e ndryshimit. Energjia dhe vullneti i tyre do të nxjerrë Levizjen Socialiste për Intergim forcë të parë në Qarkun e Beratit. Rilindja më shumë se kurrë do të dal e humbur nga mashtrimet dhe reformat e dështuara.