Detaje të reja janë zbuluar rreth Nertil Buzit, 35-vjeçarit, i cili mëngjesin e sotëm vrau me armë gjahu ish-vjehrrin Kosta Plaka dhe plagosi ish-vjehrrën.
Është raportuar se në vitin 2022, Buzi është marrë peng nga shtatë shqiptarë në Angli. Pengmarrja ka zgjatur disa ditë ku dhe ishte dhunuar.
Denoncimi i atij viti është bërë nga vëllai i Nertilit i cili thoshte së pengëmarrësit kërkonin 400 mijë euro për lirimin e tij.
Ngjarja duket të ketë mbetur në rrethana të paqarta por dyshohet se shkak janë bërë pazaret e drogës. Buzi nuk rezulton me precedent penal në Angli por mendohet të ketë qenë i përfshirë në aktivitetin e shtëpive të barit.



















