Garat e Mitingut Ndërkombëtar “Teuta Cup 2026”, Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku: Organizimi, pjesëmarrja dhe cilësia në gara ishin perfekte

NOT/ Në pishinën “Taq Dafa” të Durrësit u zhvilluan garat e Mitingut Ndërkombëtar “Teuta Cup 2026”, Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku vlerëson veprimtarinë

Nga Agron KAJA

 

Sigal

Mitingu Ndërkombëtar “Teuta Cup 2026” çeli veprimtaritë verore të vitit 2026, si i përshkruani garat?

Unë do ti vlerësoja si gara të përsosura, me një organizim të përbashkët mes FSHN-së, Bashkisë Durrës, Klubit Shumësportësh Teuta, si edhe Otrila e Kosovës. Gjej rastin të falenderoj kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Ky ishte edicioni i 5-të i kësaj kupe, çfarë u pa ndryshe nga katër edicionet e kaluara?

Ndryshim thelbësor nuk kishte, krahasuar me katër edicionet e tjera. Por duhet veçuar fakti se kishte pjesëmarrje nga ekipe të disa shteteve, si Sllovenia, Turqia, Maqedonia e Veriut, e natyrisht nga Kosova. Cilësia në këto gara ishte më e mirë.

Duke qënë se notarët vinin nga garat dimërore në pishinën 25 m, si ishte përshtatja e tyre në pishinën verore 50 m?

Duke qënë se dolëm nga pishinat dimërore dhe ku garat kanë më shumë vështirësi për disa faktorë, kur nisin garat verore notarët kanë pak problem në përshtatjen e tyre me pishinën 50 m. Por këtë herë, kjo dukuri ishte shumë pak e përfillshme.

Cilët ishin treguesit që në këto gara i arritën pritshmëritë nga garuesit shqiptarë dhe të huaj?

Unë do të veçoja vetëm dy: Përgatitjen serioze që kishin bërë notarët e trajnerët, si edhe pjesëmarrjen e lartë. Nëse ju referohemi me kujdes, kuptohet se brenda tyre është gjithçka e mirë që duhet të ketë vazhdimësi.

Ju si President i FSHN-së, e keni një tregues ku nuk u arrit synimi i përbashkët federatë-ekipe-notarë?

Nuk është problem se u thyenë vetëm 2 rekorde kombëtare, sepse garat kanë nisur të ngjeshen. Duke qënë garat e para verore të këtij viti, kjo edhe pritej. Por së shpejti kemi garat e Kupës së Shqipërisë dhe të Kampionatit në pishinë 50 m.

Si ndikoi në komunikim dhe në organizimin e kësaj kupe numri i madh i notarëve garues, përfaqësues të disa shteteve?

Komunikimi ishte perfakt. Sot me këto mosha që garojnë, por edhe me trajnerët e tyre nuk është problem komunikimi në gjuhët e huaja. Sporti në tërësinë e tij nuk e ka pengesë të folurit, ndaj edhe në këtë Miting ishte perfaekt.

Në vlerësimin tuaj, e kaloi pishina “Taq Dafa” edhe këtë herë testin me vlerësime pozitive?

Pishina verore “Taq Dafa” këtu në Durrës ka qënë positive në testet e saj të organizimit e zhvillimit në të gjitha garat. Kjo është pishina e vetme me përmasa olimpike, dhe tabela elektronike e matjes së kohëve e bëri më të bukur garimin.

“Dashuria” juaj në çdo garë janë rekordet kombëtare, sa ju

“respektuan” në këtë veprimtari?

E përmënda më sipër për rekordet kombëtare dhe faktorët që mund të lidhen me vetëm 2 të tillë. Por si ish-notar elite dhe sot si President i FSHN-së, këtë e shoh si një tregues që e rrit më shumë cilësinë e garës. Organizimi, pjesëmarrja dhe cilësia në gara ishin perfekte.

Javën e ardhshme, në Beograd zhvillohen garat ndërkombëtare të Kupës COMEN, keni pritshmëri nga notarët tanë?

Pjesa më e madhe e notarëve që do shkojnë në garat e Beogradit ishin edhe në këtë kupë “Teuta Cup 2026”. Me formën që treguan dhe rezultatet që arritën, bashkuar edhe me notarët e tjerë, atje do të bëjnë një përfaqësim dinjitoz të vlerave tona.

 

Rekordet kombëtare

Paolo Priska – Te Stela            Leon Hoxha – Te Stela

Në 200 m stil Flutur                 Në 100 m stil Shpinë

Kategoria A                             Kategoria A

Koha 2.23.60-ishte 2.24.01       Koha 1.06.32-ishte 1.06.80

Ekipet pjesëmarrëse

SHQIPËRIA (11): AN “Te Stela”, Teuta, Tirana, Vllaznia, Partizani, Vlora Not, Flamurtari. KOSOVA (12): Aloha, Illyria, Otrilla, Kosova, Niko, Besa, Iliriada, Kastrioti, Onix, Step, Prishtina. MAQEDONIA E VERIUT (2): Akua Sipirit, Akua PRO, Skopia. TURQIA (2): Edine Spor, Enka Spor. SLLOVENIA (2): Pavlini, Ribnica Sportro Delfin

NOTARËT MË TË MIRË

FEMRA

Arla Dermishi       Te Stela

Me 2392 pikë

Luna Djarmati       Te Stela

Me 2347 pikë

Zejnep Turksefer   Enka Spor

 

MESHKUJ

Ediliano Huna       Teuta

Me 2385 pikë

Jure Gornik          Delfin

Me 2340 pikë

Arion Budina        Step

Me 2313 pikë

Unë do ti vlerësoja si gara të përsosura, me një organizim të përbashkët mes FSHN-së, Bashkisë Durrës, Klubit Shumësportësh Teuta, si edhe Otrila e Kosovës. E falenderoj kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako për angazhimin në bashkëpunim, notarët dhe trajnerët

PJESËMARRJA NË GARA

307 Notarë

Në garat e notit në “Teuta Cup 2026” që u zhvilluan më datat 13 e 14 qershor në Durrës, morrën pjesë rreth 307 notarë nga 29 ekipe, meshkuj& femra

5 Shtete

Në garat e notit në “Teuta Cup 2026” morrën pjesë 307 notarë: Shqipëria 198, Maqedonia e Veriut 21, Kosova 81, Sllovenia 2, Turqia 2 notarë

DY KAMPIONET

Arla Dermishi dhe Ediliano Huna, “Të Artët” e “Teuta Cup 2026”

Arla Dermishi / Te Stela           Ediliano Huna / Teuta

Grumbulloi 2392 pikë              Grumbulloi 2385 pikë

Notarët Arla Dermishi e Te Stela për Femra, dhe Ediliano Huna i Teutës për Meshkuj, u shpallën kampionët dhe notarët më të mirë të Mitingut Ndërkombëtar “Teuta Cup 2026”. Për Arlën, ky ishte testi i parë në pishinën 50 m, në prag të Kupës së Shqipërisë dhe Europianit të Notit që do zhvillohet në Mynih nga 7 e deri më 15 korrik. “Unë jam e gëzuar dyfish. Së pari që u shpalla kampione e këtij mitingu ndërkombëtar, dhe së dyti, sepse e testova veten në prag të Kupës së Shqipërisë dhe të Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Mynih në datat 7 deri në 15 korrik”. Për Edilianon, kjo është fitore e pritur. “Edhe unë ndjehem dyfish i shpërblyer në këtë miting. Së pari sepse një nga organizatorët ishte qyteti im me bashkinë dhe klubin shumësportësh Teuta. Dhe më kryesorja, sepse unë për këtë fitore kam kohë që përgatitem. Nuk do ndalem me kaq”.

Rekordmeni Pablo Peri (Te Stela)

Kisha mundësi edhe për rekorde të tjera

“Unë isha përgatitur që të arrija të thyeja edhe rekorde të tjera, por edhe ky ka rëndësi. E përmirësova rekordin kombëtar në 200 m stil Shpinë me gati 1 minutë, e cila besoj se është kohë e mirë. U mundova edhe në garat e tjera për rekorde, por nuk ja dola. Por rezultatet do ti përmirësoj në garat e tjera, madje që në Kupën e Shqipërisë në Tiranë, do përmirësoj kohët dhe do thyej rekorde të tjera”..

Viki Tafruku, “flutura” e stilit të Lirë

Notarja Viki Trafruku e Vllaznisë është vetëm 15 vjeç, por ajo ka mbi pesë vite që garon me fanellën shkodrane. Me Kol Shirokën trajner, Viki ka bërë shumë ngjitje në rezultatet e saj, këtë e konfirmoi edhe në Mitingun Ndërkombëtar “Teuta Cup 2026”. “Kam fituar të gjitha garat në stilin e lirë: 100 m, 200 m, 400 m dhe 800 m. Sukses që erdhi pas stërvitjes këmbëngulëse me trajnerin tim (Kol Shiroka). Jam shumë në formë, dhe në garat e Kupës do shënoj të tjera fitore”.

Rekordmeni Leon Hoxha (Te Stela)

Thyeva rekordin tim, e kam pasion notin

“Thyeva vetëm një rekord kombëtar në garën e 100 m stil Shpinë. E quaj sukses, sepse kam thyer me 48 sekonda rekordin tim që e kisha thyer këtu në Durrës në vitin e kaluar. Në të gjitha garat shkova mirë dhe kam përmirësuar edhe kohë të tjera, por jo rekorde. Unë e kam pasion sportin e notit dhe do stërvitem që të thyej të tjera rekorde gjatë garave në vazhdim. E nisim nga Kupa në Tiranë”.

TRAJNERËT ORGANIZATORË DHE FITUES

Astrit Haliti (Otrila Kosovë)

Gara të mira, në cilësi dhe në pjesëmarrje

Trajneri i ekipit Otrila të Kosovës, Astrit Haliti, në Mitingun Ndërkombëtar “Teuta Cup 2026”, tregoi se kishte përgatitur notarë cilësorë dhe protagonistë në gara. Sipas tij, garat shkuan mirë, por duhen disa rregullime te pishina. “Garat ishin shumë të mira në cilësi, po ashtu edhe në pjesëmarrje. Por mes tyre, unë mendoj se pishina “Taq Dafa” duhet të ketë starte dhe korsi profesionale, të cilat duhen përmirësuar në edicionin e ardhshëm. Edhe si pjesë e organizatorëve, unë këto gara i vlerësoj me nota pozitive. Falenderoj Bashkinë Durrës dhe FSHN-në për bashkëpunimin në organizimin e garave”.

Jurgen Fici (Teuta Durrës)

Mikpritëm një Miting noti me standarte

Personi i kudondodhur gjatë garave të Mitingut “Teuta Cup 2026”, ishte trajneri i Teutës, Jurgen Fici. Jo vetëm si teknik, por edhe si pjesë e organizatorëve të këtij mitingu ndërkombëtar, trajneri Fici ndjehet i shpërblyer në këto gara, si nga notarët e tij dhe për organizimin e garave. “Bashkëpunimi me FSHN-në dhe miqtë nga Kosova, sollën këtë organizim e zhvillim të mirë të garave. Bashkia Durrës dhe Klubi Shumësportësh e vlerësuan këtë veprimtari, dhe notarët tanë Ediliano Huna kampion, dhe Devis Shtaro e shpërblyen me rezultate të larta. Ata u treguan kampionë të vërtetë, sepse tradita durrsake vazhdon”.

EKIPET MË TË MIRA

(Sipas kategorive)

KATEGORIA OPEN

Femra dhe Meshkuj

Step            123 medalje

Te Stela       123 medalje

Vllaznia      20 medalje

KATEGORIA F – Femra

Stina Qerimi Step 543 p

KATEGORIA F – Meshkuj

Jon Buzuku Step   725 p

KATEGORIA E – femra

Bora Ademi Step  1755 p

KATEGORIA E – Meshkuj

Joel Golemi Vllaznia 922 p

KATEGORIA D – Femra

Parga Abazi Step  1924 p

KATEGORIA D – Meshkuj

Leon Hoxha Stela 1755 p

KATEGORIA C – Femra

Luna Djarmati Stela 2347 p

KATEGORIA C – Meshkuj

Eljo Skënderi Stela 2091 p

KATEGORIA B – Femra

Arla Dermishi Stela 2392 p

KATEGORIA B – Meshkuj

Klint Hoxha Stela 2194 p