Gjykata e Korçës jep vendimin për 7 të dënuarit e arratisur nga burgu i Drenovës

518
7 të arratisurit nga burgu i Drenovës janë njohur sot nga Gjykata e Korçës me dënimet. Gjykata ka dënuar me 25 vite burg Admir Tafilin dhe 15 vite burg Gëzim Gurin. Edhe Fran Marashi është dënuar me 25 vite burg ndërsa Artur Gora 2,5 vite. Gjyakata ka dhënë vendimin edhe për grupin e bashkëpunëtorëve. Olsi Maci është dënuar me 13 vite burg, dhe Ervis Lami me 19. Alfred Qefalia dhe Bledian Deda kanë marrë dënimin me 16 vite burg.
Më herët Prokuroria, duke e quajtur planin e arratisjes nga Burgu i Drenovës të mirëorganizuar ka kërkuar shpalljen fajtorë dhe dënimin e tyre me 135 vite burg për 7 të dënuarit ne akuzë për arratinë e 23 nëntorit të vitit 2013. Vrasjet e punonjësve të Policisë, në ngjarje që datojnë nga viti i trazirave 1997 e deri në vitin e kaluar bashkojnë gjashtë prej të arratisurve. 
Për disa prej tyre, arratia nuk ishte “rrugë e pashkelur”, pasi e kishin tentuar atë edhe më parë. I vetmi që e kishte finalizuar, ishte i dënuari Admir Tafili. Po ashtu, ata nuk kanë qenë të rinj edhe në bashkëpunimin mes tyre. Fran Marashi ka bashkëpunuar me Gëzim Gurin në një tentativë arratie, e cila ka dështuar. 
Sigal