Alarm në Plazhin e Lalzit! Tubacion me ujëra të zeza derdhet në det!

Një tubacion qe shkarkon ujra të zeza dyshohet ti depozitoj ato në det, duke ndotur kështu plazhin në zonën e Gjirit të Lalzit.

Pamje të reja dhe dëshmi të tjera kanë dalë nga qytetarët, të cilat pretendojnë se problematika është shumë më e gjerë se sa zona e denoncuar fillimisht.

Sigal

Sipas qytetarëve , situata ka shkaktuar panik mes pushuesve dhe gjatë ditës së sotme shumë prej tyre kanë zgjedhur të mos futen në det.

Ky nuk është më një denoncim i izoluar. Prej disa ditësh, kanë mbërritur disa denoncime nga qytetarë dhe pushues për të njëjtën zonë të Gjirit të Lalzit, të cilët pretendojnë se problemi është përhapur përgjatë një pjese të konsiderueshme të vijës bregdetare, duke shtuar shqetësimet për ndotjen e ujit në kulmin e sezonit turistik.

Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Bashkisë Durrës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse duhet të kryejnë verifikime urgjente në terren, të marrin mostra të ujit dhe të informojnë publikun mbi rezultatet.

Nëse pretendimet e qytetarëve rezultojnë të vërteta, rasti ngre pikëpyetje serioze edhe mbi kriteret e sigurisë dhe cilësisë së ujit.

Në kulmin e sezonit turistik, çdo dyshim për ndotje të ujërave bregdetare kërkon reagim të menjëhershëm dhe transparencë të plotë, në interes të shëndetit të qytetarëve, mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së imazhit të turizmit shqiptar.