FIFA ka njoftuar se është tërhequr nga ideja për shitjen e Kupës së Botës, duke pranuar se projekti kishte shkaktuar përçarje mes anëtarëve të saj.
Vendimi është përshëndetur nga UEFA, e cila e cilësoi tërheqjen si një hap në drejtimin e duhur. Megjithatë, organizata evropiane theksoi se dëmi i shkaktuar nuk mund të injorohet, duke deklaruar se besimi ndaj lidershipit aktual të FIFA-s është zbehur.
Në reagimin e saj, UEFA paralajmëroi se do të nisë një fushatë për të rikthyer besimin e humbur ndaj FIFA-s, duke kërkuar më shumë transparencë, bashkëpunim dhe vendimmarrje në interes të futbollit ndërkombëtar.
Përplasja mes dy institucioneve më të rëndësishme të futbollit botëror vjen pas debatit të fortë që shkaktoi ideja për komercializimin e mëtejshëm të Kupës së Botës, një projekt që hasi në kundërshtime të shumta brenda komunitetit futbollistik.





















