Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë është duke mirëpritur një kamp ndërkombëtar stërvitor njëjavor, ku po marrin pjesë xhudistë nga Kosova, Ukraina, Franca, Anglia, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Shqipëria.
Gjatë kampit, sportistët po zhvillojnë stërvitje intensive në kuadër të përgatitjeve për garat e ardhshme ndërkombëtare, duke shkëmbyer përvoja dhe ngritur nivelin e tyre teknik e fizik.
Kampi drejtohet nga kryemjeshtri Driton Kuka, së bashku me ekipin e trajnerëve Fatos Tabaku, Majlinda Kelmendi, Kushtrim Gashi, Tomoe Yokoyama dhe Shuusuke Fujiwara.
Federata e Xhudos e Kosovës e ka cilësuar këtë kamp si një mundësi të rëndësishme për përgatitjen e xhudistëve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë sport.





















