Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën nëna me dy fëmijë të mitur në fshatin Domen të Postribes, ka reaguar deputeti I Partisë Demokratike Besart Xhaferri ai bën fajtor shtetin për mungesën e rrugëve dhe pamundësinë e zjarrëfiksese për ti shkuar në kohë në ndihmë viktimave.
Reagimin e ka bënë në rrjete sociale në facebook ku ndër te tjera shton se në kohën që qeveria bën propogandë me paketën e maleve vendi nuk ka rrugë për zjarrëfikse dhe ambulancën.
Postimi i plot
Në një kohë që qeveria propagandon Paketën e Maleve, sot në male u shënua një tragjedi e rëndë.
Një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur humbën jetën pasi banesa e tyre, në fshatin Domen të Postribës, u përfshi nga zjarri.
Mungesa e rrugës për të mbërritur zjarrfikëset në kohë dhe mungesa e banorëve, për shkak të eksodit, bënë që nënës dhe dy të fëmijëve mitur të mos kishte kush t’u shkonte në ndihmë.
Zoti u dhëntë forcë familjarëve për këtë ngjarjeje të rëndë.





















