Ulet çmimi i birrës! “Fluturon” çmimi i perimeve, mishit, dhe gazit

Produktet bazë të konsumit, kafeja, perimet dhe bulmetit u rriten shumë më tepër se mesatarja e përgjithshme e çmimeve në muajin qershor 2026.

Limonët, kafeja e bluar, gazi i lëngshëm dhe vera shënuan rritjet më të forta në krahasim, ndërsa konservat e peshkut, sheqeri dhe birra u shitën më lirë se një vit më parë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave për çmimet mesatare të konsumit për artikujt kryesore të shportës.

Sigal

Nga 45 artikujt e analizuar, 28 shënuan rritje të çmimit, ndërsa 16 ulje të çmimit.

Rritjen më të lartë vjetore e shënoi çmimi i limonëve. Një kilogram limonë kushtoi mesatarisht 253.6 lekë në qershor 2026, nga 205.4 lekë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Gazi i lëngshëm, që u shtrenjtua me 12.4%, si rrjedhojë e ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare nga lufta në Iran. Çmimi mesatar për litër ishte 64.4 lekë muajin e kaluar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimet e prodhimeve të stinës u rriten mbi mesataren e inflacioni 3.2 % në qershor 2026.

Në grupin e mishit, rritja më e lartë u regjistrua te mishi i derrit, çmimi i të cilit arriti në 687.1 lekë për kilogram, nga 663.4 lekë në qershor 2025, ose 3.6%.

Rënien më të madhe të çmimit e shënuan konservat e peshkut. Çmimi mesatar për 100 gramë zbriti në 164.7 lekë, me një ulje 19.6% nga qershori 2025.

Çmimet në këtë grup u ndikuan nga lufta në Iran, ku për shkak të bllokimit të ngushticës së Hormuzit furnizimi me naftë i tregjeve globale nga lindja e mesme u vështirësua duke ndikuar në rritjen e çmimeve.