Artur Lekbello: Mendoj një kampionat të lirë, pa skema të ndërsjellta

INTERVISTA/ Ndeshjet në Europë dhe starti i sezonit të ri, në këndvështrimin e specialistit të futbollit Artur Lekbello

Agron KAJA

Sigal

Futbolli shqiptar është i përqëndruar në fazën përgatitore dhe ndeshjet në Europë, si e përshkruani këtë situatë?

Me ndryshimin e skemës së kampionatit, do ketë më shumë rivalitet. Përgatitjet janë zhvilluar ritmikisht pasi do ikin nga “Final 4” i famshëm. Të gjitha skuadrat janë përforcuar, me Egnatian dhe Dinamon që kanë bërë lëvizje më të goditura.

Egnatia dhe Dinamo kanë shkruar historinë në Europë, cilat i veçoni si dukuritë më të spikatura të këtij suksesi?

Të dyja skuadrat janë përforcuar me elementë cilësorë, të cilët edhe e kanë ngritur edhe cilësinë e lojës. Ndaj unë mendoj se është meritë edhe e trajnerëve me skemat që kanë përdorur në fushë, duke i përshtatur vlerat më të mira të lojtarëve.

Mendoni se të dyja skuadrat tona do ta kenë mundësinë që të kalojnë edhe në turin e Play-off-it?

Rruga është e hapur për të dyja skuadrat. Shanci i Dinamos është më afër, pavarësisht se Pafos ka luajtur edhe në grupe. Janë 50 me 50, por do e kalojë, njëherësh edhe Egnatia ka të njëjtat kuota, pasi luan sezonin dhe ngre financat.

Abissnet Superiore nis rrugëtimin në kampionatin e 88-të, si e parashikoni startin në javën e parë?

Në këtë javë të parë spikasin Egnatia-Tirana dhe Partizani-Teuta. Të gjitha skuadrat kanë bërë ndryshime e përforcime, ku Skënderbeu edhe mund ta marrë barazimin në Shkodër. Do kemi një Elbasan me vështirësi në Laç, por mund ta surprizojë.

Java e parë do të luhet e shtrirë në tre ditë, do ketë ndikim te skuadrat kjo shtrirje e tillë?

Absolutisht që nuk ka ndikim negativ. Përkundrazi, sepse të gjitha skuadrat e kanë patur kohën rikuperuese të plotë për takimin e radhës. Deri në këtë start, ato kanë mundësi të vogla rikuperimi, por edhe të ndonjë skeme që tu vlejë për garën.

Nisur nga kalendari i javës së parë të Superiores, cilat skuadrat i parashikoni si fituese në transfertë?

Shikoj Teutën dhe Tiranën si pozitive në transfertë, ndoshta edhe Skënderbeun me Elbasanin. Fillimi i kampionatit është delikat, pasi aty shikohet se çfarë punë është bërë dhe paraqitja e elementëve përforcues. Surprizat do jenë prezente këtë javë.

Në skemën e re edhe kalendari ka pësuar ndryshim, do ketë efekte pozitive në treguesit e lojës?

Me gjashtë vëndet e para sipas skemës së re, do jetë një luftë më e fortë, pasi ka më shumë hapësira për ekipet. Unë jam partizan për një Superiore me 12 ekipe, një kampionat që përfundon pa skema të tilla. Java e parë, e vështirë për parashikimet.

Cili është urimi juaj për këtë start të ri të kampionatit të 88-të të Abissnet Superiore 2026-2027?

Unë do uroja mbarësi në një kampionat të qetë e Fayr-Play, me gjykime më të drejta, jo si në sezonin e kaluar që kishte problem me gjykimet dhe VAR-in. Ky do jetë një rrugëtim ku të gjitha skuadrat do të bëjnë më të mirën e tyre. Ju uroj sukses.

Në turin tjetër, Egnatia do shtegëtojë jashtë Rrogozhinës

Kudo që të luajë Egnatia pas dy sfidave me Lillestrom të Norvegjisë, e sigurtë është se ndeshjet nuk do të luajë në stadiumin e saj “Arena Egnatia”. Kjo, pasi impianti në Rrogozhinë nuk plotëson kushtet e UEFA-s sa i përket zhvillimit të ndeshjeve në fazën në grupe. Këdhtu, Egnatia do të shtegtojë në një nga stadiumet e tjera që plotësojnë kushtet e UEFA-s, në “Elbasan Arena” apo në “Air Albania”.

SKUADRAT NË EUROPË

    SEZONI 2026-2027

       E G N A T I A

LIGA E KAMPIONEVE

Turi i parë eliminator

E mërkurë, 8 korrik 2026

Petrokub (Mda)-Egnatia 1-1

E mërkurë, 15 korrik 2026

Egnatia-Petrokub (Mda) 6-1

Turi i dytë eliminator

E mërkurë, 22 korrik 2026

Egnatia-Celje (Sllo)        3-3

E martë, 28 korrik 2026

Celje (Sllo)-Egnatia        2-2

Egnatia eliminohet me penallti

UEFA EUROPA LIGË

Turi i tretë eliminator

E martë, 4 gusht 2026

Shmarok R (Irl)-Egnatia 3-1

E enjte, 13 gusht 2026

Egnatia-Shmarok R (Irl)  5-1

Kualifikohet Faza Play-off

E enjte, 20 gusht 2026

Egnatia-Lilestron (Nor)   19:00

(Arbitër: Vili Delayod-Francë)

 

       DINAMO CITY

KONFERENCË LIGË

Turi i parë eliminator

E enjte, 9 korrik 2026

Dinamo C-Astana (Kaz)  0-1

E enjte, 16 korrik 2026

Astana (Kaz)-Dinamo C  1-4

Dinamo kalon turin tjetër

Turi i dytë eliminator

E enjte, 23 korrik 2026

Aluminij (Sllo)-Dinamo  1-1

E enjte, 30 korrik 2026

Dinamo-Aluminij (Sllo)  3-0

Turi i tretë eliminator

E martë, 4 gusht 2026

Auda (Let)-Dinamo C     1-0

E enjte, 13 gusht 2026

Dinamo C-Auda (Let)     4-0

Kualifikohet Faza Play-off

E enjte, 20 gusht 2026

Dinamo C-Pafos (Cyp)   21:00

(Arbitër: Laurenc Visser, Belg)

 

Përforcime dhe lajme të mira, Dinamo gati përballë qipriotëve

Ndeshja e parë e Dinamos në Play-off të Konferencë Ligë do të luhet të enjten përballë Pafos të Qipros, në orën 21:00 në “Elbasan Arena”. Për këtë përballje, trajneri sheh që grupi i lojtarëve po konsolidohet, ndërsa rikthimi i Ibrahim Mustafa, por edhe qëndrimi i Goudiaby, e çliron stafin teknik, i cili mendon se duhen ende lëvizje në merkato. Sezoni është i gjatë dhe përforcimi me një mbrojtës dhe një mesfushor me lojtarë cilësorë, do i përshtaten skemës për harmonizimin e skuadrës. Dinamo synon grupet në Konferencë Ligë, njëherësh edhe trofetë e sezonit në futbollin shqiptar. Dje në mbrëmje, Dinamo do prezantonte dy afrime të reja, mesfushorin Alhassan dhe sulmuesin Almir Ajzeraj, por e anuloi për arsye shëndetësore!