Berisha ironizon Ramën: Aferim more Edvin, e bëre Shqipërinë fanar droge në botë!

550
Për herë të parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka përgëzuar pasardhësin e tij Edi Rama.
Në një status në “Facebook”, Berisha duke iu referuar raportit për drogën të Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria rezulton si vendi që ka prevalencën vjetore më të lartë të përdorimit të kokainës në botë, i thotë me ironi ‘bravo’ kreut të qeverisë, duke e cilësuar rekord botëror.

“Rekordi botëror më i fundit i Noriegës: Shqipëria zë vendin e parë në botë për përdorim kokaine! Kështu njofton zyra e OKB për drogën. Aferim (bravo) more Edvin, e bëre Shqipërinë fanar droge në botë!”, shkruan Berisha.

Jo pa qëllim ai përmend termin ‘fanar’, që ishte dhe amaneti i ish-diktatorit Enver Hoxha në momentet e fundit të jetës. “Shqipëria fanar ndriçues në botë, të shtypim me zjarr e me hekur borgjezët, bejlerët dhe agallarët, të rrojë populli”, thoshte Hoxha.


Sigal