Biznesmeni Ermal Beqiraj alarmon Francën! Në avion mbi centralin bërthamor, ndalohet me aeroplan ushtarak francez! Pritet ekstradimi

Ditën e premte u kap në Francë Ermal Beqiraj. Ai ishte duke  fluturuar me një avion të vogël mbi centralin bërthamore pranë Normandisë nga ushtria franceze bizesmeni Ermal Beqiraj, një nga gjykatat Franceze pritet të përcaktojë procedurat e ekstradimin e bizesmenit ku u arrestua ditën e shtunë pasdite në zonën e Amiens, 163 kilometra në veri të Parisit.. Në këtë shtet ai ka kaluar shumë vite të jetës tij si student,ndërsa në dhjëtorin e vitit të kaluar SPAK ka lëshuar një urdhër arresti. E gjithë historia e tij është e çuditshme po aq dhe misterioze gjatë kontrollit atij iu gjetën në trup 3 Air Tag të fshehura në rroba të cilat janë pajisje gjurmuese të vegjël të kompanis Apple që lejon gjurmimin e kujtdo që e mban me vete. Vetë Beqiraj nuk ka dhën asnjë informacion, por mediat Franceze ngrenë teori të mundshme presioni nga dikush qe mund të ketë porositur fluturimin. Beqiraj u tha autoriteteve franceze se bëri gabim me lartësin e tij gjatë fluturimit mbi centralin bërthamor ishte nw telefonatë me nënën e tij. Beqiraj u dënuar me 7 mijë euro gjobë mbas verifikimeve tw policisw franceze u zbulua se ishte shpallurë në kërkim nga shteti shqiptar dhe për këtw arsyje u dorëzua në Zyrën Qendrore për Luftimin e Krimit të Organizuar. Këtë tw mërkurë pritet të dal para Gjykatës Penale të Amiens ku do tw komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij dhe nisja e proceduave të ekstradimit në Tiranë. Ermal Beqiraj zotëron kompaninë Soft Solution dhe akuzohet se përfitoi tenderë dhjetëra miliona euro pas kërcënimeve që krahu i djathtë i Ergys Agasit i bëri një shoqwrie të përfshirë në një nga garat e shumta. Atij iu sekuestruan 10 pasuri dhe disa llogari bankare. Beqiraj dyshohet për 6 vepra penale nga konkurrenca e paligjshme pengmarrje me dhunë, deri te grupi i strukturuar kriminal e pastrim parash. Beqiraj është krahu i djathë i Ergys Argasit. Ky i fundit u bë i njohur në media pas intervistës së Arben Ahmetajt për televizionin italian, Rai3 ku hodhi akuza të forta për kryeministrin Edi Rama dhe lidhjet që ai pretendon se kreu i qeverisë ka me krimin e organizuar. Sipas tij këto lidhje koordinohen nga Ergys Agasi.

Sigal