Ulet numri i turistëve të huaj në Shqipëri

536
Sigal

Instituti i Statistikave ka raportuar uljen e numrit të shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar, gjatë muajit janar 2019.  “Në Janar 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 209.520. Krahasuar me janar 2018, ky numër është ulur me 9,8 %. Në janar 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe me 7,5%, dhe uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Maqedonia me 19,1% Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Janar 2019 janë 693.657, duke shënuar ulje me 4,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit janar 2019, janë 453.831. Krahasuar me janar 2018, ky numër është rritur 1,3%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit janar 2019 janë 239.826, krahasuar me janar 2018, ky numër është ulur 13,8 %” raportoi INSTAT. Gjatë muajit të parë të këtij viti, Shqipëria është vizituar më pak nga të huajt, teksa ulje e veçantë shihet tek vendet fqinje. Maqedonasit kanë një rënie në janar 2019 në raport me janar 2018 me 19.1% dhe pas saj vjen Kosova me rënie 18.8% për të njëjtën periudhë. Nga Greqia, në janar 2019 kanë hyrë 2.5% më pak shtetas të huaj sesa i njëjti muaj një vit më parë, kurse nga Mali i Zi rënia ishte 7.7%. Italia duket se është i vetmi vend nga ku hyrjet e shtetasve të huaj drejt Shqipërisë janë me rritje konkretisht 3.1%.