“Kurum” dhe “Bankers”, groposin mbetjet radiokative në zonën e Fushë-Krujës

493
Sigal

Gazeta Telegraf/

Sazan Guri, deklartë e datës 18.04. 2015

Ndërsa pak ditë më parë “u zbut” dhe doli e deklaroi si kryeministri, se
“plehrat e importit nuk janë plehra, por mbetje me vlerë prodhimi e punësimi si
çdo mall e produkt tjetër”, deri në vitin 2013 dilte çdo fundjavë në protesta
me OJF kundër importit të plehrave! Pasi dha kontributin e tij “shkencor” për hapjen
kufijve për importin e plehrave, ambjentalisti “i egër” Sazan Guri është strukur
e po hesht! Por nuk ka heshtur kundër mbetjeve radioaktive 16 muaj më parë, kur
mblidhte firma për kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës. Në datën 18 prill
2014, profesori ambjentalist Sazan Guri ka denoncuar një krim mjedisor të bërë
nga dy kompani të huaja prodhimi e përpunimi skrapi dhe hidrokarburesh në Shqipëri,
të cilat sipas ambjentalist S. Gurit, groposnin fshehurazi mbetjet e tyre
radioaktive që dilnin nga procesi teknologjik. Sipas denoncimit të tij, “… banorët
e Fushë-Krujës, janë ankuar se kompanitë “Kurum” e përpunimit dhe shkrirjes së
skrapit dhe “Bankers” i shpimit të puseve, i nxjerrjes dhe përpunimit të
naftës e hidrokarbureve, kanë groposur radioaktive tepër të rrezikshme në tokat
dhe anës rrugëve nacionale…”. Sipas ambjentalist S. Gurit, se këto groposje
mbetjesh radioaktive nga “”Kurum” dhe “Bankers”, kanë shkaktuar dëm të madh e të
pa rikuperueshëm, që nuk mund të zhbëhen pavarësisht se sa mund të investojnë
bankat ndërkombëtare në projekte të mëdha rehabilitimi”!