Analizë nga eksperti Eduart Gjokutaj/ Ekonomia jonë vijon të mbetet ekonomi konsumi për të mbijetuar dhe jo ajo e prodhimit. Për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare nuk mjafton demagogjia, po duhet industria përpunuese, bujqësia moderne, teknologjia , inovacioni dhe eksportet me vlerë të shtuar. Emigracioni vazhdon të zbrazë kapitalin njerëzor të kualifikuar, dhe përvit korrupsioni lw pas një faturë të madhe, duke e mbajtur ekonominë anemike. Shqipëria ka humbur një potencial ekonomik që varion deri në 47 miliardë USD për shkak të menaxhimit joefektiv të pasurive
Ekonomia jonë ka nevojë për më shumë fabrika, uzina, teknologji, aftësi profesionale, kompani që konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare, jo demagogji.
- -Ekonomia dhe njerëzit zhvillohen kur prodhojnë më shumë sesa konsumojnë dhe eksportojnë më shumë sesa importojnë.
- -Ekonomia jonë nuk po mbështetet te produktiviteti, tek industria përpunuese, te bujqësia moderne, te teknologjia, tek inovacioni, kapitali njerëzor dhe eksportet me vlerë të shtuar.
- – Rritja ekonomike vazhdon të mbështetet kryesisht te konsumi, ndërtimi, turizmi dhe pasuritë e paluajtshme.
- -Këta sektorë gjenerojnë të ardhura vit pas viti, por nuk krijojnë bazën e qëndrueshme të zhvillimit dhe e mbajnë ekonominë anemike
- -Megjithëse sektori nxjerrës ka gjeneruar rreth 15.8 miliardë USD gjatë periudhës 2010–2025, Shqipëria ka humbur një potencial ekonomik që varion nga 16 deri në 47 miliardë USD për shkak të menaxhimit joefektiv të pasurive nëntokësore
- – Rënia e nxjerrjes së naftës me 46% – alarm për ekonominë shqiptare, çdo ditë dhe përvit korrupsioni ka një faturë shumë më të madhe.

EduartGjokutaj-ekspert i ekonomisë
Ekonomia jonë edhe pse synon zhvillimin nuk po mbështetet te mekanizmat që e mundësojnë atë. Nuk po mbështetet te produktiviteti, tek industria përpunuese, te bujqësia moderne, te teknologjia, tek inovacioni, kapitali njerëzor dhe eksportet me vlerë të shtuar.Edhe këtë vit që po shkon drejt mesit të tij, ekonomia vazhdon të ecë në modelin e viteve që lamë pas.Rritja ekonomike vazhdon të mbështetet kryesisht te konsumi, ndërtimi, turizmi dhe pasuritë e paluajtshme. Këta sektorë gjenerojnë të ardhura vit pas viti, por nuk krijojnë bazën e qëndrueshme të zhvillimit dhe e mbajnë ekonominë anemike
Ndërkohë:
- Eksportet prodhuese vijojnë e humbasin terren.• Industria dhe bujqësia po përballen me mungesë fuqie punëtore dhe konkurrueshmëri të ulët.• Investimet vijojnë e orientohen më shumë drejt betonit sesa drejt teknologjisë dhe inovacionit.
- Produktiviteti mbetet ende i ulët, ndërsa pagat po rriten më ngadalë se kostot reale të jetesës.• Emigracioni vazhdon të zbrazë kapitalin njerëzor më të kualifikuar.
Kjo ekonomi nuk ndërton dot mirëqenie afatgjatë kështu si është.
Me këtë mënyrë funksionimi ekonomia jonë vetëm po ruan ritmin e konsumit për të mbijetuar.

Por, a po ndryshon modeli ekonomik?
Deri tani, përgjigjja është jo.Qeveria aktuale ka pasur kohë të mjaftueshme për të kaluar nga ekonomia e konsumit te ekonomia e prodhimit, nga incentivat për ndërtimin te incentivat për eksportin, nga politikat afatshkurtra te reformat strukturore.
Nëse pas më shumë se një dekade, motori kryesor i rritjes mbeten ndërtimi, turizmi sezonal dhe remitancat, atëherë problemi nga mungesa e kohës transferohet në mungesë të një vullneti të pakorruptuar zhvillimi.
Ekonomia jonë nuk ka më nevojë për më shumë metra katrorë. Ka nevojë për më shumë fabrika, më shumë teknologji, më shumë aftësi profesionale dhe më shumë kompani që konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare. Ekonomia dhe njerëzit zhvillohen kur prodhojnë më shumë sesa konsumojnë dhe eksportojnë më shumë sesa importojnë.
Me këtë mënyrë zhvillimi dhe rritja ekonomike do të vazhdojë të ketë rritje ekonomike si vlerë statistikore, por qytetarët do ta ndiejnë gjithnjë e më pak në jetën e përditshme.
Në raportin tonë të ri “Kontributi ekonomik i burimeve natyrore nëntokësore në ekonominë shqiptare” sqarojmë:
Ky studim tregon një të vërtetë të pakëndshme, por të nevojshme.
Megjithëse sektori nxjerrës ka gjeneruar rreth 15.8 miliardë USD gjatë periudhës 2010–2025, Shqipëria ka humbur një potencial ekonomik që varion nga 16 deri në 47 miliardë USD për shkak të menaxhimit joefektiv të pasurive nëntokësore.
Ky hendek nuk është fat, por rezultat i zgjedhjeve politike dhe institucionale të bëra gjatë dy dekadave të fundit.

Raporti evidenton qartë tre dobësi strukturore kryesore:
Nivelin shumë të ulët të rentave minerare (vetëm 4–6% të peshës reale ekonomike, kundrejt 8–15% në vende me profile të ngjashme);
Mungesën totale të një fondi sovran për kursimin dhe riinvestimin e të ardhurave;
Eksportin e papërpunuar të lëndëve të para, duke mos zhvilluar zinxhirin vendas të vlerës.Efektet negative shfaqen jo vetëm në humbje financiare, por edhe në uljen e Produktivitetit Total të Faktorëve (-2.51%) si dhe në një barrë të rëndë mjedisore, me mbi 5,000 puse nafte të braktisura që kërkojnë qindra miliona dollarë për rehabilitim.
Në vend të “mallkimit të burimeve”, ne besojmë se burimet natyrore mund dhe duhet të shndërrohen në një mundësi reale zhvillimi afatgjatë.
Për këtë, propozojmë tri reforma prioritare dhe të menjëhershme:
Krijimin me ligj të Fondit Sovran Shqiptar, ku të depozitohen automatikisht 30–40% e të ardhurave nga sektori nxjerrës;Rishikimin e sistemit të rentave minerare duke e bërë atë dinamik dhe të lidhur me çmimet ndërkombëtare;Vendosjen e detyrimit për përpunim në vend të minimum 30% të prodhimit si kusht licencimi.Burimet natyrore nuk janë pronë e qeverive të përkohshme, por trashëgimi i brezave.
Koha për të vepruar është edhe për pak kohë, përpara se dritarja e mundësive të mbyllet plotësisht.Ftoj të gjithë aktorët institucionalë, politikë, biznes dhe shoqërinë civile të lexojnë të vërtetat dhe të kontribuojnë në një debat të matur e fakt-based mbi menaxhimin e pasurive tona kombëtare.
Çdo ditë dhe përvit korrupsioni ka një faturë shumë më të madhe.
Sot, ne ndodhemi përballë një zgjedhjeje të rëndësishme.
Nga njëra anë qëndron modeli aktual i zhvillimit, që mbështetet te ndërtimi pa kufi, te përqendrimi i investimeve në pak zona duke bërë presion mbi mjedisin dhe burimet, si dhe te përdorimi i buxhetit sipas interesave afatshkurtra dhe elektorale. Nga ana tjetër qëndron modeli i ri që vendos në qendër qytetarin, prodhimin, dijen, mjedisin dhe ekonominë reale. Një protestë mund të kushtojë 5 deri në 10 milionë euro në aktivitet ekonomik të përkohshëm. Kjo është vlera që shihet në zonat e prekura nga protestat. Por, vlera që mbetet e fshehur është kostoja e vendimeve të gabuara që rëndojnë mbi vendin për dekada që arrin 100-120 herë më shumë.
Një projekt i panevojshëm kur nuk pyet për njerëzit dhe ambjentin, një tender i fryrë, një leje ndërtimi pa vizion zhvillimor, por e financuar madje edhe nga paratë kriminale, ose një investim publik i orientuar gabim mund t’i kushtojë vendit dhjetëra e qindra milionë euro çdo vit. Prandaj problemi i vërtetë ka lidhje me modelin e zhvillimit dhe ndryshimin e tij. Natyrshëm që ndryshimi ka kosto, por kjo është e nevojshme për të ndryshuar.
Sot, ne kemi nevojë për më pak ekonomi betoni dhe më shumë ekonomi prodhuese.
Ne kemi nevojë për më pak përqendrim të pasurisë dhe më shumë shpërndarje të mundësive. Kemi nevojë për më shumë investime në bujqësi, industri përpunuese, teknologji, energji të pastër, turizëm cilësor apolitik dhe kapital njerëzor. Buxheti i shtetit duhet të kthehet në instrument zhvillimi kombëtar. Çdo euro publike duhet të matet me ndikimin që krijon te punësimi, produktiviteti dhe mirëqenia. Një shkollë më e mirë prodhon zhvillim.
Një qendër shëndetësore funksionale prodhon zhvillim. Një sistem ujitjeje që rrit prodhimin bujqësor prodhon zhvillim.
Një rrjet energjie që mbështet biznesin prodhon zhvillim. Vullneti politik merr kuptim kur shndërrohet në vendime që shërbejnë interesin publik. Përpara se të flasim për politikën integruese me BE-në kemi nevojë për një politikë që dëgjon qytetarët, mat rezultatet dhe vendos prioritetet kombëtare mbi interesat e ngushta.
Kjo kërkon transparencë, llogaridhënie dhe guxim për të ndryshuar drejtim kur zhvillimi largohet nga nevojat reale të vendit.
Qytetarët kanë fuqinë të ndikojnë në këtë proces.
Çdo kërkesë për transparencë, çdo reagim ndaj shpërdorimit të fondeve publike, çdo mbrojtje e mjedisit dhe e hapësirave publike forcon ekonominë e së ardhmes. Një shoqëri aktive krijon institucione më të përgjegjshme.
Institucionet më të përgjegjshme krijojnë ekonomi më të fortë. Shqipëria 2030 kërkon një kontratë të re mes qytetarëve dhe shtetit. Një kontratë ku buxheti orientohet aty ku krijohet vlerë. Ku zhvillimi matet me cilësinë e jetës dhe jo me numrin e kateve. Ku pasuria publike mbrohet si kapital kombëtar. Ku vullneti politik shërben si motor i transformimit ekonomik. Pra, a duam një ekonomi që ndërton më shumë beton, apo një ekonomi që ndërton më shumë mirëqenie?
Përgjigjja është se Ne duam një Shqipëri të re. Një Shqipëri që investon te njerëzit, te arsimi, te puna, te prodhimi dhe te mjedisi. Një Shqipëri ku buxheti shkon aty ku krijohet zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë.
E pra, ky ndryshim që po ndodh nuk është shkatërrim. Ndryshimi është korrigjim i gabimeve, përmirësim i institucioneve dhe ndërtim i një të ardhmeje më të drejtë. Shkatërrim është të vazhdosh në të njëjtën rrugë kur rezultatet tregojnë se vendi meriton më shumë. Shqipëria e re ndërtohet me guxim për të ndryshuar, me vullnet për të përmirësuar dhe me besim se zhvillimi i vërtetë matet me cilësinë e jetës së qytetarëve.
Rënia e nxjerrjes së naftës me 46% – alarm për ekonominë shqiptare
Nga deklaratat e fundit të ekspertëve të sektorit hidrokarbur, mes tyre edhe specialistit Gjokutaj, rezulton se nxjerrja e naftës në Shqipëri ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke arritur në rreth 46%. Kjo shifër ngre pikëpyetje serioze për të ardhmen e industrisë së naftës, një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të vendit.Paradoksi qëndron në faktin se nafta ende ekziston në nëntokën shqiptare, por rezervat e njohura po shkojnë drejt shterimit, ndërsa mungojnë investimet e reja, kërkimet gjeologjike dhe strategjitë afatgjata për zhvillimin e sektorit.Prej vitesh, opinioni publik është përballur me mungesë transparence mbi menaxhimin e pasurive hidrokarbure. Qytetarët, ekspertët dhe mediat kërkojnë përgjigje të qarta: sa janë rezervat reale të naftës? Cilat janë planet për zbulime të reja? Sa përfiton shteti shqiptar nga shfrytëzimi i këtyre pasurive?Kompania koncesionareBankersPetroleum, e cila administron fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, është kritikuar vazhdimisht për mungesën e informacionit publik mbi prodhimin, investimet dhe perspektivën e sektorit. Transparenca mbetet një kërkesë legjitime, pasi bëhet fjalë për një pasuri kombëtare që u përket të gjithë shqiptarëve.Nga ana tjetër, institucionet shtetërore duhet të informojnë rregullisht qytetarët mbi gjendjen reale të industrisë së naftës, të publikojnë të dhëna të sakta mbi të ardhurat, rentat minerare dhe destinacionin e tyre në buxhetin e shtetit.Rënia e prodhimit me 46% nuk është thjesht një tregues ekonomik. Ajo përbën një sinjal alarmi për nevojën e reformimit të politikave energjetike, rritjen e kontrollit shtetëror dhe garantimin e një menaxhimi më transparent të burimeve natyrore.Nëse sot nuk merren masa konkrete për modernizimin e sektorit, për nxitjen e kërkimeve të reja dhe për forcimin e mbikëqyrjes institucionale, Shqipëria rrezikon që pasuria e saj nëntokësore të shterojë pa sjellë përfitimet e merituara për qytetarët.Pasuritë natyrore nuk janë pronë e kompanive dhe as e qeverive të radhës. Ato janë pasuri kombëtare dhe menaxhimi i tyre duhet të bëhet me përgjegjësi, transparencë dhe në interes të brezave të sotëm e të ardhshëm.
– Sot qytetarët ndihen gjithnjë e më larg politikës sociale që dikur premtonte Partia Socialiste. Shumë familje përballen me rritjen e çmimeve, mungesën e mundësive dhe emigrimin masiv të të rinjve. Në vend që të forcohet shtresa e mesme dhe të mbështeten njerëzit në nevojë, propaganda dhe fasadat janë bërë prioritet.
– Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për rrugë, ndërtesa dhe projekte luksi. Një shtet matet nga mënyra se si trajton pensionistët, të papunët, jetimët dhe familjet e varfra. Kur këto shtresa harrohen, atëherë humbet edhe vetë kuptimi social i qeverisjes.
– Një tjetër problem është largimi i rinisë. Çdo vit mijëra të rinj largohen nga vendi sepse nuk shohin shpresë dhe mundësi reale për të ardhmen. Shqipëria po zbrazet, ndërsa qeveria mundohet ta paraqesë realitetin më të bukur seç është në të vërtetë.
– Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet vetëm me deklarata politike apo me propagandë televizive. Ajo kërkon drejtësi të barabartë, transparencë dhe ndëshkim për këdo që abuzon me pushtetin. Pa këto elemente, çdo premtim mbetet vetëm fjalë.
– Populli shqiptar ka nevojë për një politikë më pranë njerëzve, më të ndershme dhe më sociale. Shqipëria nuk mund të ecë përpara duke lënë pas shtresat më të dobëta dhe duke përdorur hallet e tyre vetëm në periudha zgjedhore.
Som
Shqipëria 2030 kërkon një kontratë të re mes qytetarëve dhe shtetit. Një kontratë ku buxheti orientohet aty ku krijohet vlerë. Ku zhvillimi matet me cilësinë e jetës dhe jo me numrin e kateve. Ku pasuria publike mbrohet si kapital kombëtar. Ku vullneti politik shërben si motor i transformimit ekonomik.
Som
Shqipëria 2030 kërkon një kontratë të re mes qytetarëve dhe shtetit. Një kontratë ku buxheti orientohet aty ku krijohet vlerë. Ku zhvillimi matet me cilësinë e jetës dhe jo me numrin e kateve. Ku pasuria publike mbrohet si kapital kombëtar. Ku vullneti politik shërben si motor i transformimit ekonomik.



















