Qeveria amniston 1 mld euro grabitje të oligarkëve dhe nga ana tjetwr rrit taksat e banesave apo dhe ato të mjedisit, edhe pse mungon pastërtia dhe shpesh rrugët u përngjajnë landfilleve. Shteti jo vetëm që nuk i mbledh detyrimet, por oligarkëve borxhlinj dhe bizneseve preferenciale u ka falur në 12 vitet e fundit, rreth 1 mld euro taksa. Kjo situatë është një pazar i pistë që politika ia ka detyrim kastës oligarkike për çështjen e votave. Reagon Av. Lisenko Moçka: Taksat rriten, po me çfarë do t’i paguajnë qytetarët kur të ardhurat mbeten ato që ishin e pensionet janë përtokë ?! Ja si do të taksohen qytetarwt me skemën e re pwr banesat
Qeveria amniston 1 mld euro grabitje të oligarkëve
Oligarkët ‘të nënës’ u falen mbi 1 mld euro taksa, qytetarët ‘të njerkës’ u shtohen taksimi i shtëpive
Ndërkohë që qeveria rrit taksat e banesave apo dhe taksa të tjera që rëndojnë mbi qytetarët si ato të mjedisit, edhe pse u mungon pastërtia, madje shpesh rrugët i përngjajnë landfilleve e mungojnë lulishtet. Qeveria harron nga ana tjetër që kur vjen puna të shfrytëzojë taksa të cilat i ka detyrim dhe për t’i mbledhur , jo vetëm që nuk i mbledh , por oligarkëve borxhlinj dhe bizneseve preferenciale i fal miliona euro taksa.çdo vit me ndonjë manovër të re . Vetëm në 12 vitet e fundit flitet se janë falur rreth 1 mld euro. Atëherë lind pyetja, pse duhet të taksohet dhe rëndohet shtresa e mesme, ndërkohë që oligarkia që ka zaptuar pikat strategjike të pasurive kombëtare u falen paratë me ‘qoka fiskale’. Kjo situatë është një pazar i pistë që shteti ia ka detyrim kastës oligarkike për çështjen e e zgjedhjeve me blerjen e votave, apo dhe marrëveshje pazaresh për ‘ofiqe’ mes oligarkëve dhe politikanëve.
Ja si do të taksohesh me skemën e re
Drafti për taksimin e pasurive të paluajtshme, parashikon një lehtësi fiskale për banesën e parë të banimit. Formula e re për taksimin e ndërtesave që përdoren për banim, propozuar nga Ministria e Financave, parashikon që për shtëpinë e parë të banimit detyrimi i taksës do të llogaritet mbi 50% të vlerës të saj.Ndërsa për shtëpitë e dytë apo të tretë të banimit nuk parashikohet zbritje të vlerës së shtëpisë. Banesa do të taksohet mbi vlerës e plotë.Po ashtu shkallë e taksës propozohet nga 0.1 deri në 0.2% të vlerës nga 0.05% që është në fuqi. Shkalla e taksës së propozuar për kategorinë e ndërtesave të banimit rritet nga 2 deri në 3 fish nga sa aplikohet.Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë në Ministrinë e Financave ka sqaruar për Monitor se lehtësia fiskale për zbritjen e vlerës së banesës do të përfitohet vetëm për një banesë, pavarësisht numrit të pronave që një individ ka në pronësi ose posedim.Por sipas Drejtorisë së Taksës së pasurisë, një individ që posedon disa prona ka të drejtë që nëpërmjet një formulari të duhet vetëdeklarojë banesën e parë, se për kë do të aplikohet zbritja.
Pra e thënë ndryshe nëse një individ banues i kryeqytetit, zotëron një apartament në Tiranë, edhe një tjetër pronë të paluajtshme në qytetin e Durrësit, atij i lind e drejtë të vetëdeklarojë si banesë të parë me qëllim përfitimin e lëhtësisë fiskale apartamentin në Durrës.
Si do të llogaritet detyrimi për banesën e parë
Për taksimin e banesës së parë, formula e re përcakton zbritje 50% të vlerës së shtëpisë si të patatueshme. Por për zbritjen e 50% të vlerës si të patatueshme, te banesa e parë, për rrjedhojë që të paguhet gjysma e taksës, përcakton se do të përfitohet nëse vlera e shtëpisë (mbi të cilën do të llogaritet taksa) nuk kalon dyfishin e vlerës së pragut maksimal si të patatueshëm.
Në të kundërt nëse vlera e shtëpisë tejkalon dyfishin e vlerës së pragut të patatueshëm (kjo vlerë është e ndarë në 7 kategori sipas bashkive), zbritje të patatueshme përfiton vetëm pragun e përcaktuar në draft.
Pra e thënë më thjeshtë nëse vlera e shtëpisë do të jetë më e ulët sesa dyfishi i pragut të zbritjes, taksa do të llogaritet për 50% të vlerës. Nëse vlera e shtëpisë është mbi dyfishin e pragut të zbritjes, si vlerë të patatueshme qytetari do të përfitojë vetëm pragun e zbritjes. Pra në këtë rast nuk përfiton 50% të vlerës së shtëpisë, si të patatueshme.
P.sh, nëse një qytetar disponon në Tiranë, një pronë, si banesë të parë banimi me sipërfaqe 90 m2 në zonën kadastrale 10/1, ku çmimi aktual i referencës është 192,800 lekë për metër katror aktualisht ai paguan si detyrim për taksën e ndërtesës 8,676 lekë në vit.
Nëse shkalla e taksës do të përcaktohet 0.1%, ku qytetar do të paguajë 8,952 lekë në vit apo 296 lekë më shumë nga sa paguan aktualisht. Rritja 3%.
192,800×90 m2 =17,352,000 lekë (vlera e shtëpisë është mbi dyfishin e pragut të zbritjes. Në Tiranë vlera e këtij pragu është 8.4 mln lekë.x2 =16.8 mln lekë). Në këtë rast si zbritje do të aplikohet vetëm vlera e pragut, jo 50%.
17,352,000 lekë – 8,400,000 = 8,952,000 lekë vlerë e shtëpisë për taksim x 0.1% = 8,952 lekë në vit është detyrimi i ri që do të paguajë qytetari për taksën e ndërtesës.
Nëse taksa do të përcaktohet në shkallën 0.2% detyrimi do të dyfishohet nga sa paguan aktualisht. Detyrimi i ri do të jetë 17,352 lekë në vit.
Për kë është falja? Jo për të ndershmit që ‘shtydhen’ me taksa
Amnistia në teori është një mjet radikal, për situata të jashtëzakonshme. Në praktikën shqiptare ajo është kthyer në kalkulim politik, ku përfitues janë pikërisht ata që nuk kanë respektuar ligjin tatimor, ndërsa humbësit janë ata që kanë kontribuar rregullisht në buxhet. Kur dikush që ka fshehur pasuri nuk ka deklaruar të ardhura ose nuk ka paguar asnjë ndetyrim tatimor për vite legalizohet pa ndëshkim. Ndërsa një qytetar apo biznes të vogël që ka paguar çdo muaj penalizohet me vonesa ose gioba , ku qëndron drejtesia? Ky është dëmi më i madh: shkatërrimi i moralit tatimor dhe bashkë me të i besimit qytetar te shteti.
Av. Lisenko Moçka: Taksat rriten , po me çfarë do t’i paguajnë qytetarët kur të ardhurat mbeten ato që ishin e pensionet janë për tokë
Dakord taksat e reja, se shteti me ato mbahet, por me se do paguhen këto taksa, kur të ardhurat mbeten ato që ishin, kur pensionet janë për tokë; do paguajmë edhe sigurimet e detyrueshme; ka më, shto miell e shto ujë, ka një disproporcion tejet të thellë midis taksave që rriten dhe të ardhurave; taksat mbi sendet e paluajtshme, me vlerën e tregut, e cila nuk është reale, e cila duhet të paguhet me se, me pensio net, duke përjashtuar ata që duhet të paguanin më shumë…






















