Shpopullimi i Shqipërisë, përgjegjësia historike e politikës

Analizë nga Prof. Asoc. Dr.Vangjel Kici

Shpopullimi nuk është një fat i paracaktuar por pasojë e politikave ekonomike, sociale dhe institucionale  antikombëtare të qeverive. Pasi përzunë rininë, shqipëria po mbushet me azilkërkues nga Egjipti dhe Afganistani. Norvegjia e frenoi plotësisht shpopullimin e saj nëpërmjet zhvillimit të sektorit shtetëror të naftës dhe të gazit. Në 30 vitet e fundit politikanët justifikohen se të gjithë popujt emigrojnë, dhe  qëllimisht nuk bënë dallimin midis emigrimit dhe shpopullimit. “Berisha” i dha prioritet drurëve frutorë dhe arrorë, ndërsa “Rama” turizmit dhe infrastrukturën rrugore, por asnjëra nga këto nuk e zgjidhën problemin e punësimit.

NOA

Shpopulliminukështënjë fat iparacaktuar por pasojë e politikaveekonomike, socialedheinstitucionaleantikombëtaretëqeverive

SHPOPULLIMI I SHQIPËRISË DHE PËRGJEGJËSIA HISTORIKE E BERISHA-RAMA PËR KËTË FENOMEN

– Kryeministri Rama justifikohet se të gjithë popujt emigrojnë, ai qëllimisht nuk bënë dallimin ndërmjet emigrimit dhe shpopullimit

-Norvegjia e frenoi plotësisht shpopullimin e saj nëpërmjet zhvillimit të sektorit shtetëror të naftës dhe të gazit.

– Qeveria “Berisha” i dha prioritet zhvillimit të drurëve frutorë arrorë (gështenja, arra, lajthi), por ato nuk hapën fronte masive për punësim.

-Pas vitit 2013, qeveria “Rama” caktoi turizmin dhe infrastrukturën rrugore si prioritet për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, por edhe këto nuk e zgjidhën aspak problemin e punësimit

Prof. Asoc. Dr.Vangjel Kici

Shqipëria ka shumë probleme, por problemi më madhor është shpopullimi. Pas vitit 1990 u shkatërrua industria (fabrika, uzina…). U shkatërruan sektori i naftës dhe minierave, bujqësia etj. Populli mbeti pa punë. Shqiptarët u detyruan të emigrojnë, shpesh në mënyrë të paligjëshme, në vendet e tjera. Shpresuan se qeveritë e njëpasnjëshme do të hapnin fronte pune, dhe do të përmirësonin kushtet e jetesës, por kjo nuk ndodhi.Qeveria “Berisha” i dha prioritet zhvillimit të drurëve frutorë arrorë (gështenja, arra, lajthi), por ato nuk hapën fronte masive për punësim. Pra, qeveria “Berisha” nuk e zgjidhi aspak problemin e punësimit, sepse nuk zgjodhi drejt sektorin prioritar për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në Shqipëri.Pas vitit 2013, qeveria “Rama” caktoi turizmin dhe infrastrukturën rrugore si prioritet për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, por edhe këto nuk sollën zhvillim ekonomik dhe nuk e zgjidhën aspak problemin e punësimit. Nuk u përmirësuan kushtet e jetesës. Populli, sidomos rinia, e ka humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri. Ata po largohen masivisht nga Shqipëria. Pra, Shqipëria po braktiset dhe shpopullohet. Rinia shpresat për të jetuar i ka jashtë Shqipërisë, në vendet ku shkojnë si emigrantë. Kryeministri Rama justifikohet se të gjithë popujt emigrojnë. Ai qëllimisht nuk bënë dallimin ndërmjet emigrimit dhe shpopullimit. Në vendet e ndryshme të botës emigrojnë 1-3-5% e popullsisë së tyre, kurse nga Shqipëria ka emigruar mbi 40% e popullsisë!! Ky nuk është emigrim, por shpopullim i qëllimshëm, zbrazje e Shqipërisë nga shqiptarët. Për këtë, qeveria nuk shqetësohet aspak, sepse ajo vet është shkaktare e shpopullimit. Ajo do t’a mbushë Shqipërinë me të huajë!

A mund të frenohet emigrimi masiv i shqiptarëve?

Pra, a mund të frenohet shpopullimi i Shqipërisë? Po, mund të frenohet. Për këtë kemi shembuj nga bota. Për shembull, Norvegjia e frenoi plotësisht shpopullimin e saj nëpërmjet zhvillimit të sektorit shtetëror të naftës dhe të gazit. Miku im i nderuar Prof.. Bujar Nepravishta më ka thënë: “Në qytetin Stavanger, port detar i Norvegjisë, ku grumbullohet dhe shitet nafta, ndodhet një Pllakë Përkujtimore. Në atë Pllakë shkruhet: Nga ky port detar, deri në vitin 1969 janë larguar në emigracion rreth 2.5 milionë norvegjezë…”). Shënim: Në vitin 1969 u zbulua nafta e Norvegjisë. Popullsia e Norvegjisë është rreth 5 milion banorë! Emigrimi masiv i shqiptarëve vazhdon të mbetet një nga plagët më të mëdha sociale dhe ekonom iketë vendit. Çdo vit mijëra të rinj, profesionistë, studentë dhe familje zgjedhin të largohen drejt vendeve të Bashkimit Evropian apo më larg, në kërkim të një jete më të mirë. Si pasojë, shumë zona rurale janë boshatisur, qytete të tëra po plaken dhe numri i lindjeve po bie në mënyrë shqetësuese. Por a mund të frenohet ky fenomen? Përgjigjja është po. Historia moderne ofron shembuj të shumtë se si vendet kanë arritur të ndalin ose të reduktojnë ndjeshëm emigrimin dhe shpopullimin. Një nga shembujt më domethënës është Norvegjia. Shqipëria nuk disponon rezerva të krahasueshme me ato të Norvegjisë, por zotëron pasuri të tjera të rëndësishme. Turizmi, bujqësia, blegtoria, energjia hidrike, potencialidiellor, burimet minerare dhe pozicioni strategjik në rajon janë avantazhe të mëdha që ende nuk janë shfrytëzuar plotësisht. Problemi kryesor nuk qëndron tek mungesa e resurseve, por tek mënyra e menaxhimit të tyre. Të rinjtë nuk largohen vetëm për paga më të larta. Ata largohen sepse kërkojnë siguri, drejtësi, meritokraci dhe mundësi të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Kur këto mungojnë, emigrimi shndërrohet në alternativën më tërheqëse. Ekspertët theksojnë se frenimi i shpopullimit kërkon politika afatgjata dhe jo masa sporadike. Krijimi i vendeve të reja të punës, mbështetja e sipërmarrjes, zhvillimi i bujqësisë moderne, investimet në arsim dhe strehim,  si dhe lufta kundër korrupsionit janë disa nga kushtet themelore për të rikthyer besimin e qytetarëve tek e ardhmja në vendin e tyre. Njërën dësitëveçantë ka edhe zhvillimi i zonave rurale. Sot shumë fshatra shqiptare po zbrazen, ndërsa tokat bujqësore mbeten të pashfrytëzuara. Nëse këto zona do të mbështeteshin me investime, infrastrukturë dhe politika favorizuese për fermerët, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë do të gjente arsye për të qëndruar.Në fund, shpopullimi nuk është një fat  i paracaktuar. Ai është pasojë e politikave ekonomike, sociale dhe institucionale. Ashtu siç vende të tjera kanë arritur ta frenojnë, edhe Shqipëria mund ta bëjë këtë. Por pë këtë nevojitet vizion kombëtar, vullnet politik dhe një model zhvillimi që vendos në qendër qytetarin shqiptar. Pyetja nuk është nëse Shqipëria mund ta ndalë emigrimin masiv. Pyetja është nëse do të ketë guximin dhe mençurinë për të krijuar kushtet që shqiptarët të zgjedhin të jetojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në atdhe. Fatmirësisht, edhe Shqipëria (Shqipëri-Kosova) ka perspektivë shumë të madhe për naftë dhe gaz, sidomos Shqipëria Lindore, që vazhdon në Kosovë (Brezi Ofiolitik Mirditë-Kosovë). Të gjithë gjeologët, shqiptarë dhe të huajë, e mohojnë padrejtësisht perspektivën e këtij Brezi. Unë nuk jam më i mençur se të gjithë gjeologët, por unë e njoh më mirë se të gjithë gjeologët e tjerë stratigrafinë e Shqipërisë Lindore (kam punuar gjatë atje), dhe ky është avantazhi im! Prandaj unë jam kundër të gjithë gjeologëve, dhe e vlerësoj me shumë perspektivë për naftë dhe gaz Brezin Ofiplitik të Mirditës (Shqipëria Lindore). Kjo është sqaruar në librin tim me titull: “Nafta dhe Gazi në Shqipërinë Lindore. Botimi i Tretë. Tiranë 2022”. Nuk beson qeveria? Le të krijojë një grup ekspertësh gjeologë, shqiptarë dhe të huajë, dhe të kërkojë mendimin e tyre.

Çfarë duhet bërë?

Duhet rishtetëzuar naftadhe gazi. Zhvillimi i naftës dhe i gazit duhet të jetë prioritet (përparësi), dhe jo turizmi. Qeveria shqiptare të ndjekë shembullin e Norvegjisë. Kërkimet dhe shfrytëzimin e naftës le t’i drejtojë vet shteti shqiptar. Suksesi pritet të jetë shumë i madh. Do të rritet shumë mirëqenia e popullit. Do të hapen fronte masive për punë të përhershme. Do të punësohen jo vetëm shqiptarët brenda Shqipërisë, por edhe ata që do të kthehen nga jashtë. Do të frenohet plotësisht shpopullimi i Shqipërisë. Kjo është bindja ime.