Si pasojë e zjarrit, rrezikoheshin jo vetëm godina e Postës Shqiptare, por edhe banesat që ndodhen në të njëjtin objekt.
Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe kanë ndërhyrë në kohë, duke izoluar dhe shuar plotësisht flakët.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri është vënë nën kontroll pa shkaktuar dëme të tjera materiale dhe pa pasoja për banorët apo godinën.





















