Deputeti Besart Xhaferri: Paratë e drogës u pastruan te “Dollari” në derën e Bankës së Shqipërisë, pikat e këmbimit u dyfishuan!

Sky ECC ka zbuluar “turistët” që e kanë çuar euron në nivelin më të ulët historik, ku sot një euro këmbehet me 93.3 lekë.Kjo është shkatërrimtare për sipërmarrjet eksportuese dhe për shtresën e mesme.

Këtë alarm e kam ngritur edhe përballë Guvernatorit të BSH-së, Gent Sejko, në komision.

NOA

Paratë që hynë cash në Shqipëri janë pastruar në pikat e këmbimit pranë Bankës së Shqipërisë.

Në dhjetëvjeçarin e fundit, numri i zyrave të këmbimit valutor pothuajse është dyfishuar në Shqipëri, nga 356 biznese të licencuara në vitin 2014 në 640 të tilla në fund të vitit 2024.