Projektet 3D të Ramës, Kuçi: Porti i Durrësit ka vite që nuk i përket më banorëve, por vetëm oligarkëve të qeverisë

57

Pas prezantimeve të projekteve të vjetra të risjella nga kryeministri Edi Rama lidhur me investimet e parashikuara për portin e Durrësit, ka ardhur reagimi i degës së Lëvizjes Socialiste për Integrim së këtij qyteti.

Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi thekson se kjo e sotmja ishte gënjeshtra e radhës e Ramës për të ardhmen e Portit të Durrësit, pasi 7 vite propagandë dhe projekte që mbeten vetëm në 3D, por që kurrë nuk janë konkretizuar.

Reagimi i LSI-së Durrës

Gënjeshtra e radhës për të ardhmen e Portit të Durrësit.

7 vite propagandë dhe projekte që mbeten vetëm në 3D por që kurrë nuk janë konkretizuar.

Edhe sot, propaganda elektorale e sektit të rilindjes shpalosi projekte të tjera në 3D si 4 aeroporte, hekurudhën Tiranë-Durrës dhe mega investime në infrastrukturë, njësoj siç bëri premtime me ardhjen në pushtet por që nuk përmbushi as edhe një prej tyre.

Përkundrazi projektet “mega” ishin vetëm mega-vjedhje dhe mega-skandale që zhvatën qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Kryeministri në ikje vazhdoi edhe sot me gënjeshtrat e tij duke premtuar edhe ndërtimin e disa porteve të reja dhe se porti aktual i Durrësit do të shndërrohet në port turistik.

Porti i Durrësit ka vite që nuk i përket më banorëve të Durrësit, por vetëm oligarkëve të qeverisë, me tendera dhe abuzime të firmosura nga drejtuesit e deleguar nga Tirana, familjarë dhe të afërm me sektin e rilindjes, të cilët portin më të rëndësishëm në vend e kanë shndërruar në vatër korrupsioni dhe përfitimesh për mafian dhe oligarkët.

Port turistik gënjeu kryeministri në ikje ndërkohë nuk përmendi tenderin prej 30 milionë eurosh në Portin e Durrësit për të shpërblyer bandën në shërbim të kryeministrit për zgjedhjet. As arbitrazhin prej 100 milionë eurosh për prishjen e kontratës së terminalit të kontinierëve.

As problemin me naftën e peshkimit që thuhet se është me ulje por nuk jepet 100% vetëm pjeserisht dhe jashtë cilësisë. As problemet e shumta që ka Porti i Durrësit me gjobvëniet dhe korrupsionin galupant.

Nuk përmendi vjedhjen e fondeve për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e portit e as për politizimin e skajshëm të administratës. Nuk përmendi as abuzimet me tenderat e kromit, hekurit dhe qymyrit.

Propagandë – Propagandë – dhe vetëm propagandë dhe asgjë për banorët e Durrësit.

Kësaj propagande më 25 prill do i vijë fundi dhe jo vetëm Durrësi, ku do jetë edhe shuplaka më e madhe ndaj sektit korruptiv të rilindjes, por e gjithë Shqipëria do i kthehet qytetarëve dhe njerëzve të thjeshtë.

Kontjana Kuçi

Kryetare e LSI – Durrës

#DurresiShtepiaJuaj 🌹

#LSI