Vaksinat anti-covid hynë në tregun e zi, ja sa shkon vlera e një doze

118
Coronavirus COVID-19 single dose small vials and multi dose in scientist hands concept. Research for new novel corona virus immunization drug.
Sigal

Në tregun e zi online, shiten edhe vaksinat anti-Covid dhe me një çmim shumë të lartë.

Në fakt, një dozë mund të kushtojë edhe 1,200 dollarë.

Analistët vëzhguan 15 tregje të ndryshme në tregun e zi të internetit, duke parë se tregtohen edhe doza të Pfizer-BioNTech, AstraZeneca dhe Moderna si dhe vaksinat e tjera jo të certifikuara anti-Covid.

Shumica e shitësve janë në Francë, Gjermani, MB dhe SHBA, një problem që po hetohet edhe nga autoritete për shkak të rreziqeve që mbart, nga mungesa e sigurisë në lidhje me vaksinat që tregtohen.