Grushte në seancën plenare! Nallbati dhe Sinaj përleshen me njëri-tjetrin

56
Sigal

Ka nisur mes tensionesh seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Fillimisht kanë qenë deputetët e opozitës që kanë bllokuar foltoren pasi sipas tyre garda duhej larguar prej aty. Më pas kryetarja Nikolla i dha fjalën deputetit të PS-së Vullnet Sinaj.

Ndërsa ai po fliste nga vendi, deputeti i PD-së Bledjon Nallbati shkoi t’i fikte mikrofonin Sinajt. Ai ia ka larguar dorën dhe më pas janë shtyrë. Sakaq Nallbati lëshoi një grusht ndaj deputetit socialist dhe deputetët e tjerë i kanë ndarë.

Kryetarja Nikolla vendosi të ndërpritet seanca përkohësisht.