Presidentit Meta në Sarandë në kuadër të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”:Të nxisim solidaritetin 

379
Sigal

Në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij,“Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ishte i pranishëm  në seancën e radhës të dhurimit vullnetar të gjakut, që u mbajt pranë Qendrës së Kujdesit për Moshën e Tretë në Sarandë.Së bashku me qytetarë e të rinj sarandiotë, kauzës fisnike, ju bashkuan vullnetarisht edhe shtetas të huaj, të cilët jetojnënë Sarandë dhe që dhanë kontributin e tyre human në ndihmë të fëmijëve talasemikë e të sëmurëve kronikë.

Në një prononcim për mediat, Kreu i Shtetit u shpreh se:

“Është një kënaqësi e veçantë për t’u rikthyer në Sarandë në shërbim të një kauze shumë humane, siçështë dhurimi i gjakut, qëbëhet edhe më fisnike,në kushtet e pandemisë.Është kënaqësi të shoh shumë qytetarë të huaj, që jetojnë në Sarandë, të cilët vullnetarisht i janë bashkuar “Aleancës për dhurimin e gjakut”, duke  kontribuar me solidaritetin e tyre,  në ndihmëtëfëmijëve që vuajnë nga talasemiadhe të sëmurëve kronikë.Ky akt ështënjëshprehje mirënjohje edhe për mikpritjenshqiptare dhe sarandjote që ata, kanë gjetur.Dhurimet e gjakut në këtë periudhë, janë shumë të rëndësishme, veçanërisht për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, që ka sjellë një ulje drastike të numrit të dhuruesve.Kënaqësi të takoja shumëqytetarë nga  Shtetet e Bashkuara, Australia, Zelanda e Re dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kjo ështëshumë pozitive, sepse tashmë ekziston një komunitet i tillë në Sarandë dhe kjo është e natyrshme, për faktin se Saranda tashmëështë një markë e njohur  për të gjithë turistët e huaj.Ne shpresojmë, që të ritakohemi në kohë më të mira dhe pa pandemi,  me një mot shumë  më të mirë, pasi Saranda i ka të gjitha potencialet për të mirëpritur me dinjitet turistët vendas dhe të huaj.

Për shkak se Covid-19 solli vështirësi të mëdha për sistemin tonë shëndetësor, falenderoj, të gjithë qytetarët, të rinjtë e të reja, që me vullnetarizëm i japën përgjigjur thirrjes tonë për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë”, – u shprehPresidenti Meta.