Av. Kujtim Cakrani: A u vendos Pavarësia e Shqipërisë nga vetë shqiptarët?

Konferenca e Ambasadorëve, më e gjata në histori (shtator 1912- Gusht 1913) në pallatin Sen Xhejms (Saint James). Nën ndikimin e Vienës konferenca arriti që 17.12.1912 të shprehej se shteti shqiptar duhet të ekzistonte, si shtet autonom nën sovranitetin e sulltanit. Kjo do të duket groteske, pasi ne më 28.11,1912 paskemi shpallur pavarësinë, por ngjarjet rridhnin me orë dhe dukej se për kombet e vegjël nuk pyeste kush, jo më Fuqitë e Mëdha.

Si edhe ndodh zakonisht në kremtime të festës më të madhe të historisë sonë, pavarësisë së Shqipërisë, konsumohen ato frazat e lashta stereotipe, që Ismail Qemali me disa patriotë të tjerë shpallën me urgjencë mëvehtësinë (pavarësinë, apo indipendencën) e Shqipërisë për arsye të luftrave ballkanike para të cilave shpresa e shqiptarëve Turqia u thye, ngritën flamurin në Vlorë më 28.11.1912 (madje filmi paraqet tejet komode pozitën historike të I.Qemalit për të kombinuar shpalljen e 1912 me datën 28.11.1443 të Skënderbeut).

Unë do ta quaja vetshpallje e pavarësisë, pasi sa e sa ngjarje të tilla nuk e panë dritën e diellit nga konjukturat e krijuara nga aleancat dhe qëndrimet e ndryshme të atyre që do e aprovonin ose jo pavarësisë e një vendi, Fuqitë e Mëdha! A nuk kemi rastin e hidhur të Kosovës së shpallur shtet i pavarur me shkrirjen e federatës jugosllave më 2.7.1990? Nuk u njoh dhe tashmë ajo vetëm sa i ka kaluar si statistikë historisë.

Sigal

Pra problemi shqiptar duhet parë jashtë kornizave që historiografia e trembur shqiptare ja ka ngulitur shumë gjeneratave me pa të drejtë qëndrimin stoik, heroik, ik e ik, të disa njerëzve që fuqiplotë nga shërbimi ndaj Perandorisë Osmane, një ditë me shi ja ofruan atë me aftësitë e tyre magjike, atdheut të tyre të vogël brenda saj. As të mos i shkojë në mendje më naivit e deri tek më mendjendriturit se çudia do të ishte shqiptare. Do të ishte mohim vlerash dhe përçmim përpjekjesh e sakrificash nqs do të mënjanohen ato që ndodhën me idenë se një grusht njerëzish sado të iluminuar që ndiqnin luftrat ballkanike, të cilat përplasnin sa në një breg në tjetrin fatin e tyre, nuk mund të përbëjnë fenomen hyjnor dhe të kthenin ndodhitë në favor të tyre. Madje për hir të së vërtetës as që e dinin se si duhet krijuar shteti i vogël oksidental, ndonëse me eksperiencë perandorie të madhe orientale.

Por Europa dhe Fuqitë e Mëdha nuk mund të rrinin spektatorë të luftravë ballkanike prandaj mes divergjencash thirrën Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e cila ishte fuqiplotë dhe shtetet pjesmarrës në luftra do ti nënshtroheshin vendimeve të saj. Kjo përvijuar në dy blloqe të mëdha interesash, ku Antanta (Britani, Francë Rusi) ishte në kontradiktë të përhershme me atë të bllokut Qëndror (Austro-Hungari, Gjermani, Itali), prej të cilave kishte aq pak marrëveshje dhe më shumë konflikte. Duhet parë se ç’vend zë çështja shqiptare axhendën e Fuqive që iniciuan konferencën, cilët ishin palët që e mbronin çështjen e saj, cilët e kundërshtonin, dhe ku interesat shqiptare puqeshin me ato të një apo më shumë fuqive, të cilat do të mbronin. E dimë të gjithë si fakt të pamohueshëm se perandoria Austro-Hungareze mbante flamurin në këtë betejë, dhe fuqiploti ministri i jashtëm perandorak Leopold von Berchtold kish caktuar përfaqësues diplomatik kontin Albert von Mensdorff në Londër ku me dhjetra telegrame ditore pasqyronin dhe ndërtonin strategjinë mes dy diplomatëve më gjigandë të fillimshekullit. Edhe fuqitë e tjera kishin sjellë aty njerëz të sprovuar me eksperienca e me madhështi perandorish e monarkish, por lufta ka vetëm një palë fitimtare, prandaj të tendosur për çdo frazë krijonin aleanca të hapura e të fshehta në një fushë të minuar ku secila mund të paraqeste veton e saj, kështu që shumica nuk funksiononte. Ose fjalën e fundit do ta kishte konflikti shkatërrimtar luftarak.

Konferenca e Ambasadorëve, më e gjata në histori (shtator 1912- Gusht 1913) në pallatin Sen Xhejms (Saint James), kishte në krye Min Jashtëm vendas, britanikut Edward Grey, përf Austro-Hungares Konti Albert von Mensdorff, ai gjerman Princi Karl-Max von Lichnowsky, ai italian Markezi Guglielmo Imperiali di Francavilla, ai rus Konti baltikas Alexander von Benckendorff dhe francezi Paul Cambon. Nën ndikimin e Vienës konferenca arriti që 17.12.1912 të shprehej se shteti shqiptar duhet të ekzistonte, si shtet autonom nën sovranitetin e sulltanit. Kjo do të duket groteske, pasi ne më 28.11,1912 paskemi shpallur pavarësnë, por ngjarjet rridhnin me orë dhe dukej se për kombet e vegjël nuk pyeste kush, jo më Fuqitë e Mëdha. Por duhet ti referohemi dokumentacionit dhe korrespundencave të pjesmarrësve të kësaj konference, vetë Fuqive, që të kuptojmë së pari si dukemi nga jashtë dhe së dyti si do të marri formë fati kombëtar. Në këtë garë për jetë a vdekje të këtij fati po luftonin të tjerë, pasi shqiptarën nuk e kishin staturën shtetformuese, jo më përfaësuese dhe kishin punuar pak ose aspak për këtë ditë nën veladonin osman. Viena ishte më e qartë për pavarësinë, si dhe neutralitetin, por 5 Fuqi të tjera ose hezitonin apo më keq kundërshtonin; “Shqipërisë ti jepet pavarësia e plotë dhe nqs propozimi kundërshtohet nga Fuqitë, atëherë Austro-Hungaria dhe Italia janë të mendimit se Shqipëria duhet të bëhet autonome. Në të dy rastet Shqipëria duhet të neutralizohet.. nën garancinë e Fuqive..”(HHStA 5029, Arkivi i Vjenës) Problem sillte dhe sovraniteti i Sulltanit, pasi duke qënë se gjithë Ballkani kishte dalë nga P.Osmane, Shqipëria shihej larg Turqisë dhe në rast të shpërbërjes së saj nga do të varej Shqipëria? Berchtold udhëzon përfaësuesin e tij Mnesdorf për këtë gjë; “Duhet të ngulni këmbë që suzerniteti (sovraniteti-ndërvarësia) i sulltanit të eliminohet. Si motiv për këtë modifikim duhet të përmendim se qysh prej vendimeve të para të konferencës mbi bazën e të cilave është elaburuar statusi, gjendja ka ndryshuar. Ngjarjet ushtarake sollën kufizimin e Turqisë në Lindje dhe distanca e hapësirës e bën të pamundur çdo lidhje midis Turqisë dhe Shqipërisë..” (A.Vjenës 6939, Berchtold për Mensdorff). Meqënëse kjo çështje kish marrë më parë aprovim Antanta kundërshton rrepte madje dhe konti Bekendorff (përf. rus) dhe Cambon (përf. francez) deklarojnë; “Parimit të suzernitetit që adaptuam një herë nuk duhet bërë asnjë modifikim! Kjo për arsyen se është thejsht nominal dhe nuk të ketë efekt në org. e brendshëm të Shqipërisë” (A.Vjenës 7096, Mensdorff, London). Austriaku Berchtold nuk lëviz nga llogorja e mbrojtjes së Shqipërisë; “Propozimi i tyre është për të mos krijuar një shtet i rregullt definitiv , por si diçka të përkohshme, Shqipëri autonome si një krijesë që e pafat për të jetuar që në nisje, pasi në rast të një konflikti tjetër eventual, duhet të pjestohet mes vendeve ballkanike.” (A.Vjenës 7140, Mensdorff për Berchtold) Ky ngulmim kishte vendosje themelore, pasi nuk bëhej fjalë për një shtet të pavarur, por që bartëte rrezikun e kthesës drejt tij me vështirësitë e rritjes. Kundërshtarët e këtij problemi delikat, sidomos Rusia me anë të ministrit të saj Sergei Sazanov ndërhyri pranë përf. turk për të mos hequr ndërvarësinë dhe hapur sugjeronte; “Turqia nuk duhet ti tërheqi trupat e veta nga Shqipëria dhe sidoqoftë suzerniteti i sulltanit duhet ruajtur” (A.Vjenës 7140) E ndikuar nga Viena, përf. italian në Stamboll i kërkon një prononcim konkret Vezirit të Madh; “Nëse Porta nëpërmjet përf. të saj në Londër pikpamjen e vet në lidhje me çështjen shqiptare a mund ta precizojë që Turqia të mos ketë qëllime të ruajë suzernitetin dhe të drejtat e saj sovrane në Shqipëri?! Veziri Mehmet Shevqet Pasha tha; “Qeveria turke ishte e mendimit se në këndvështrimin e këtushëm si dhe ndjenjave muhamedane, nuk duket oportune që të bëhej një deklaratë e tillë zyrtare. Por Veziri i tha ambasadorit gjerman se qeveria turke do të pranonte patjetër çdo vendim të Fuqive të Mëdha nqs e kërkojnë këtë dhe se nuk mund të marr iniciativën.” (A.Vjenës 7016, Pallavicini për Berchtold, Istambul) Duket hapur se ndihma jonë shekullore ndaj Portës na shpërblehet bukur në momente të vështira, gjë që e bën përf. e saj të mbajë anën e Antantës. Me iniciativën e Vienës Fuqitë për ti dhënë fund luftrave detyrojnë vendet ballkanike të bëjnë një traktat paqe me Turqinë, që më shumë vështirësi u nënshkrua më 30 Maj 1913. Ky ishte vërtet fundi i ndërvarësisë nga sulltani e Porta; “Turqia bije dakort ti lejojë Fuqitë e Mëdha të rregullojnë dhe të limitojnë kufijtë e Shqipërisë dhe të çështjeve që kanë të bëjnë me Shqipërinë.” (Lea affaires Balkaniques, v2, fq 197) Shtetet e Antantës të mbetura tashmë nën kushtet gjermanike, iu kthyen përsëri statusit përfundimtar të Shqipërisë, aprovuar ky qysh në Dhjetor 1912, por këtu jemi në një fazë delikate ku Austro-Hungaria jep mendime imponuese për problemin, pasi në përpilimin e statusit futej edhe organizimi i brendshëm i cili i jepte një fizionomi të re, vetëm për të përdorur fjalën “Pavarësi” e cila ishte kaq domethënëse për problemin në fjalë. Më 16.6.1913 këtë herë Markezi Imperiali ra dakort me propozimin e Berchtold dhe ja paraqiti Konferencës projekt-statusin ku në pikën 2 dhe 3 të tij shprehej; “Shqipëria do të jetë një principatë e pavarur dhe e trashëgueshme! Princi do të emërohet nga Fuqitë e Mëdha. Shqipëria do të neutralizohet i cili do të garantohet nga 6 Fuqitë. Pika 3; Pasi të marrë fund caktimi i kufijve dhe vendi të jetë zbrazuar nga trupat e aleatëve, një Komision Ndërkombëtar i Kontrollit i përbërë nga 6 delegatë nga 6 Fuqi të Mëdha dhe një delegat nga Shqipëria, do të ngarkohet me org.e rëndësishëm të krejt degëve të administratës shqiptare.” (A.Vjenës 7360, 16.6.1913) Edward Grey si kreu i Konferencës, me marrveshjen turko-ballkanse, ra dakord me pikën 1 suzernitetin e sulltanit, por në pikën 2 atë e shqetësoi jashtë mase fjala “indipendencë” (pavarësi), që ishte ezauruar në rezolutën e 20.12.1012, nga ku përdorej emërtimi autonomi e cila do të garantohej nga Fuqitë e Mëdha dhe si e tillë ndryshimi fjalor indipendencë të zvendësohet me autonomi. Por nuk ka njeri të mos e dijë kuptimin e të dyjave, ku e para bën një shkëputje totale politike e ekonomike në liri të plotë qeverisjeje, ndërsa e dyta një shkëputje të pjesshme ekonomike dhe politikisht të varej tashmë nga 6 Fuqitë me mendje tejet komplekse. Antanta nuk pranonte kurrsesi termin “indipendencë”, ndërkohë që Viena këmbëngul në formulimin “Principatë e Pavarur”. Por pikërisht këtu qëndron edhe madhështia diplomatike vieneze në zgjidhjen me mjete rrethanore, ku në pamundësi për të aprovuar termin indipendencë, u detyrua ta zëvendësojë me atë “sovran”, që është si të thuash një sinonim i një pavarësie dhe përgjegjësie ku llogaridhënia ndodh vetën me popullin e vet. Pas shumë diskutimesh e tensionesh më 15.7.1913 Viena u detyrua ti bëj koncesion kundërshtarëve në këtë pikë me dy terma që e përjashtonin në fakt “autonome” ajo sovran dhe e trashëgueshme; “Shqipëria është një principatë autonome sovrane dhe e trashëgueshme nëpërmjet rendit të paralindur në garancinë e Fuqive të Mëdha “Në pikën 3 u pranua modifikimi se në pritje të princit, administrimi i Shqipërisëdo ti besohej një Komisioni Ndërkombëtar Kontrolli me përbërje nga 6 Fuqitë e Mëdha me një projekt të hollësishëm për të gjitha degët e administratës me afat 6 mujor, ku ritmikisht do ti raportojë mbi punimet e veta Fuqive.” (A.Vjenës 7621, Mensdorff për Berchtold, 10.7.1913) Por Berchtold e hedh kategorikisht poshtë si emërtimin e Grey-t dhe marrjen e administratës shqiptare nga përf. e Fuqive; “Në pikën 2 zvendësimi i fjalës Indipendencë me “autonomi e garantuar” dhe e kontrolluar eksluzivisht nga 6 Fuqitë e Mëdha.. mund të jepet shkas për keqkuptim të dyfishtë, dmth Shqipëria ndodhet nënsovranitetin kolektiv të Fuqive të Mëdha dhe se kontrolli ndërkombëtar kishte kuptimin e një institucioni të përhershëm; Të dy pikat nga pikpamja jonë janë të papranueshme! Emërtimi principatë sovrane do të ishte zgjidhja më neutrale.”(A.Vjenës 7621, Mensdorff për Berchtold, 4.7.1913)

Por duhet t’i referohemi dokumentacionit dhe korrespundencave të pjesëmarrësve të kësaj konference, vetë Fuqive, që të kuptojmë së pari si dukemi nga jashtë dhe së dyti si do të marrë formë fati kombëtar. Në këtë garë për jetë a vdekje të këtij fati po luftonin të tjerë, pasi shqiptarët nuk e kishin staturën shtetformuese, jo më përfaqësuese dhe kishin punuar pak ose aspak për këtë ditë nën veladonin osman. Viena ishte më e qartë për pavarësinë, si dhe neutralitetin, por 5 Fuqi të tjera ose hezitonin apo më keq kundërshtonin.

Berchtold gjykon në të mirë të Shqipërisë dhe zhvillimeve të saj që asnjëherë qeverisja dhe administrata nuk morën formë e funksion real nga vendasit. “Përsa i përket pikës 3 ngarkimi qoftë edhe provizor i komisionit në drejtimin dhe administrimin e vendit, na duket i papranueshëm! Funksionimi i autoriteteve kombëtare që administrojnë vendin, do të kontrollohen nga nja komision ndërkombëtar prej 6 delegatë respektivë të Fuqive” Konti Berchtold e ka “harruar” raportet e konsujve të tij dhe mesa duket vetë aftësitë shkatërruese të vendasve që ditët e para të shtetit të ri shqiptar synonin jo pak por shitje, apo dhënie territoresh; “Midis delegatëve të tanishëm dihet fare mirë opinoni grekofil i Ismail Qemal Beut e prandaj ushqehen dyshime të mëdha për udhëtimin e tij në Londër dhe që më tepër se kohët e fundit ai do të marrë me vete pak persona e mundësisht sa më të parëndësishëm dhe ekziston frika se ai ka për të qënë në gjendje të shes territore shqiptare jo vetëm Greqisë, por dhe Malit të Zi dhe Serbisë”(A.Vjenës, Lejhanec nga Vlora, 18.12.1912)  Berchtold vazhdon të udhëzojë Mensdorff ti deklarojë Grey-t; “Kjo nuk mund të jetë në interesin e kauzës kombëtare shqiptare që përkrahet prej nesh dhe Italisë, që qeveria provizore vendase të zëvendësohej nga një aparat ndërkombëtar.” (A.Vjenës 7712, Berchtold për London, 10.7.1913)

Në të vërtetë përf. Antantës shfaqeshin të gëzuar për heqjet e termit “indipendencë”, pasi në prapaskenë kërkonin të hiqnin emërtimin “autoriteteve kombëtare” duke e zëvendësuar me “autoritetet lokale”, ku Mensdorff kundërshtoi në keqinterpretim, pasi dukej se kërkohej përjashtim për qeverinë e Vlorës, që në fakt me termin “lokal” nuk ka pikë dyshimi që ishte për të. Antanta në thellësi kërkonte që të mos etiketohej kombëtare, pasi merrte më pas këtë funksion. U kërkua të redaktohej nga Mensdorff në “autoritete kombëtare ekzistuese” por nuk u pranua dhe Berchtold përdori me mjeshtëri diplomati të lindur një term që kishte bërë vend në okupimin e Amerikës ku vendasit u quajtën indigjenë (indus-indianë dhe genius-racë), pasi vetë Kristofor Kolombi kujtonte sa ish gjallë kujtonte se kish zbuluar Indinë e kërkuar. Dhe me të vërtetë ky term i çuditshëm i kohrave u mor parasysh nga palët kundërshtare, duke i dhënë dorën e fundit më 28.7.1913, ndoshta duke shpotitur e krahasuar primitivizmin me shqiptarët; “autoritetet indigjene ekzistuese”. Berchtold deri në minutat e fundit nuk rreshti korrespondencën ndaj Mensdorff nga Viena; “Jemi gati të modifikojmë pikpamjen tonë në mënyrë që shprehjeve të kundërshtuara të figuronte fjala shqiptare”, por palët e raskapitura prej një vendi që i kish sjellë kaq probleme, jo nga ekzistenca e tij, por nga mbrojtësit e paepur, që koha i tregon pikërish në këto kthesa kohore e botërore, pranuan indigjene ekzistuese, për autoritetet shqiptare.

Papritur një ngjarje në atë muaj të nxehtë korriku, për pak rrezikoi vetë ekzistencën e Konferencës. Mensdorff me urgjencë njofton Berchtold-in; “Sekretari i shtetit ngul këmbë që të mos sakrifikojë më në asnjë mënyrë lejen e tij të gushtit dhe në shtator. Ai po fillon të humbasë durimin e vet pas kaq muajsh..në konferencë mbi çështjet në detaje po e mërzisin dhe irritojne atë!” (A.Vjenës 8026, Mendsdorff për Berchtold, 25.7.1913) Berchtold kategorik lë të kuptojë se nëse nuk vendosej statusi Shqipërisë dhe kufiri i Jugut, Viena do të merrej vetë më çështjen shqiptare. Për shkakun e këtij kufiri jugor Gjermania paraqitet në pritje, pasi perandori Vilhelm 2 është kunati i mbretit Grek Jorgo i cili kërkon atë pjesë Epiri, që nuk ja mundësoi po kjo Gjermani e Bismarkut në Kongresin e Berlinit 1878. Sekretari i punëve të jashtme gjermane Gottlieb von Jagoë bisedon për karakterin e ashpër dhe veton që Viena përdorte në konferencë, duke parashikuar edhe konseguancat me ministrin e jashtëm italian Markezi San Giuliani; “Ideja që është përhapur prej Austro-Hungarisë si kërcënim, që në rast nevoje statusin shqiptar ta vendosi vetëm me Italinë, duket tepër e rrezikshme. Në këtë rast duhet pritur një pretektketi i Antantës. Do të ishte më mirë që deri në seancën e fundit të Konferencës nuk arrihej ndonjë vendim, të caktohej një regjim i përkohshëm deri më 1.1.1914”(A.Vjenës 7671, Tschirschy nga Berlini) Berchtold, në një betejë karakteresh, por dhe peshe perandorish urdhëron ultimatumin ti dorëzohet Grey-t; “Sir Grey-t i tërheq vëmendjen qysh tash, se një vazhdim i pakufizuar i gjendjes së pasqaruar në Shqipëri, mund të shkaktojë në ç’do moment një situatë të atillë sa që do të n’a detyronte që në situatat tona më të afërta dhe më direkte të kujdesemi për stabilizimin definitiv të gjendjes!” (A.Vjenës 8056, Berchtold për Romë, Berlin, Londër 26.7.1913) Grey duke e marrë për kërcënim të vërtetë, sepse ashtu erdhi, detyrohet të tregojë dhëmbët e Antantës, dhe rëndësinë e Britanisë së përdhosur në këtë rast, po me kërcënim; ku Grey i përgjigjet këtij kërcënimi: “Kjo gjë mund të çojë në anulimin e krejt marrveshjeve që kanë përfunduar për Shqipërinë! Princi Karl von Lichnowsky (ambas. Gjerman) parashtrimin e këtij propozimi në këtë moment e kish quajtur çmenduri të vërtetë.” (A.Vjenës 8070, Merey për Berchtold nga Roma, 27.7.1913)

Statusi i Shqipërisë u miratua më 29 Korrik 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve;

1-Shqipëria është një principatë autonome, sovrane dhe e trashëguar, sipas rendit të paralindur nën garancinë e 6 Fuqive të Mëdha. Princi do të caktohet prej 6 Fuqive të Mëdha.

Midis Turqisë dhe Shqipërisëështë përjashtuar çdo lidhje suzerniteti.

Shqipëria është neutralizuar, neutraliteti i saj është i garantuar prej 6 Fuqive të Mëdha.

Kontrolli i administrimit civil dhe financiar i është besuar një komisioni ndërkombëtar që është i përbërë prej delegatësh të 6 Fuqive dhe një delegati shqiptar.

Pushteti i këtij komisioni do të vazhdojë dhe në rast nevoje mund të përsëritet. Ky komision do të ngarkohet të elaborojë një projekt të detajuar të krejt degëve të administratës në Shqipëri. Brenda një afati prej 6 muajsh ai do t’ju paraqesë Fuqive të Mëdha një raport mbi rezultatin e punimeve të veta si dhe konkluzionet e tij në lidhje me organizimin administritativ dhe financiar të vendit.

Princi do të emërohet e shumta brenda një afati 6 mujor. Në pritje të emërimit të tij dhe formimit të qeverisë kombëtare definitive, funksionimi i autoriteteve indigjene ekzistuese si dhe ai i xhandërmarisë do të formojë objektivin e komisionit ndërkombëtar.

Sigurimi i rendit publik do të garantohet prej organizmit ndërkombëtar dhe xhandërmarisë. Ky organizëm do t’u besohet oficerëve të huaj që do të kenë komandën e lartë dhe efektivin e xhandërmarisë. Oficerët do të zgjidhen në armatën suedeze (ata u zv me xhandërmarinë holandeze). Misioni i këtyre oficerëve, instruktorë të huaj, nuk do të pengojë as uniformitetin e shërbimit, as përdorimin të oficerëve, nënoficerëve djr xhandarmërisë indigjene. Pagat e këtyre oficerëve mund të siguroheen prej të ardhurave të vendit nën garancinë e Fuqive të Mëdha.

Por falë këtyre këmbënguljeve që asnjë shqiptar me do lloj statusi në histori nuk do ti kishte bërë, Berchtold, Mensdorff dhe Viena bënë më në fund atë që shumë pak, apo aspak nuk e kujtojnë verbuar nga madhështia e lavdisë së amplifikuar më 28.11.1912. Uroj të mos e dijnë, sepse në këtë status-quo atyre do u dukej e vërteta e protektorëve tanë më të mëdhenj të historisë, më e pakta përrallë..

Kryevesi thonë se është mosmirnjohja..