Myslim Pashaj: “Qeveria e re asnjë hap përpara, pa saktësuar Anatominë e Pronësisë”

452
Sigal

Sfida e parë e qeverisë së re “Rama1”, siç duket nuk do të jetë edhe aq, ekonomia, rendi, apo integrimi, por çështja e pronësisë. I këtij mendimi është edhe Prof. Dr. Myslim Pashaj, i cili thotë se “ qeveria e re, nuk mund të bëjë asnjë hap para, pa saktësuar Anatominë e Pronësisë”.  Prof. Dr. Myslim Pashaj thotë: “Orientimi përparues i Sistemit të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, është Anatomia e Pronësisë. Qeveria e re nuk mund të bëjë dot asnjë hap përpara, pa saktësuar këtë Anatomi, pasi menaxhimi i derisotëm është ndofta modeli më i shpërfytyruar dhe kriminal i Pasurive të Paluajtshme Shqiptare.

Edhe lakuriqët e natës orientohen në fluturimin e tyre përmes errësirës, ndërkaq shqiptarëve nuk ju dha kurrë një orientim njohës i saktë i pasurive të tyre, sot e gjithë ditën. Rrëfimi mitik flet për Mëmën që endej në Dhera e Troje, ditë e natë, për të gjetur të birin e humbur: “GJON! GJON!” ashtu dhe shqiptari ka vite me radhë që thërret “PRONË! PRONË!” Ku do t’i gjejë vallë? Tek kjo Hipoteka jonë?!”.