Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë ndaj regjisorit dhe producentit Petro Bozo, duke zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrest në shtëpi”.
Me këtë vendim, Apeli ka urdhëruar edhe lirimin e menjëhershëm të Bozos nga paraburgimi. Vendimi është marrë pas ankimit të bërë nga mbrojtja e tij, e cila kishte kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë.
Kërkesa ishte shqyrtuar më herët nga Gjykata e Elbasanit, por kjo e fundit kishte vendosur ta linte në fuqi masën “arrest në burg”. Pas apelimit, çështja u shqyrtua nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila vendosi për një masë më të butë.
Petro Bozo u arrestua pas aksidentit të rëndë të ndodhur në fshatin Mengël të Elbasanit, ku automjeti që drejtonte përplasi për vdekje një fëmijë 7-vjeçar.






















