Aksident në aksin Vlorë-Fier, plagoset një person

128
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Fitore.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që bëhet me dije se 1 person ka mbetur i lënduar. I plagosuri është shoqëruar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.