Vlorë: Ministria gjobit linjën e trageteve penalizimi për shkak se shkelën grafikun e mbërritjes

488
Operatori i transportit ‘Red Star’, penalizohet nga Ministria e Transporteve dhe kapiteneria e Portit të Vlorës si pasoj ka shkelur grafikun e mbërritjes së mbrëmjes në port. 
Arjan Korpa, Drejtori i Standard Monitorit në Ministrinë e Transporteve, reagoi pas situatës së krijuar në portin e Vlorës. Ai tha se në këtë rast, nga drejtuesit e portit të Vlorës nuk ka shkelje të ligjit, apo rregullave të operimit. 
Pasagjerët e linjës Brindizi -Vlorë që udhëtonin me tragetin kompanisë “Red Star” pritën më shumë se katër orë në det të hapur përpara se trageti të lejohej të ankorohej në portin e Vlorës.
Elsi Goga komisar i tragetit të kompanisë “Red Star” në një lidhje telefonike për A1 Report pohoi mbërritën që në orën 7 në portin e Vlorës, por u lejuan nga kapiteneria të ankoroheshin. 
Trageti në të cilin ndodheshin më shumë se 200 persona u ankorua në port sot në orën 11, ndërsa kjo situatë përsëritet prej një javë, kohë kur u vendos që në këtë linjë të operonin dy tragete. Ndërkohe trageti i kompanisë “Red Star” u fut në port vetëm pasi mbaroi zbarkimin e pasagjerëve trageti i kompanisë Horizont.
Burime pranë kapitenerisë të pyetur për këtë situatë thanë se kompania “Red Star” nuk respekton grafikun, sipas të cilit duhej të vinte në port në orën 15:00 dhe të nisej drejt Italisë në orën 20:00. Ky mjet lundrimi është lejuar të futej në port, vetëm për faktin se në bordin e tij po udhëtonin më shumë se 200 pasagjerë dhe jeta e tyre mund të vihej në rrezik. 
Sigal